(Pa titull)

Hannah Arendt, filozofe gjermano-hebraike.

Drejtësi dhe liri
Vëllezër mos ngurroni
Para nesh ag’ mëngjesi po ndrin.
Drejtësi dhe liri
Vëllezër merrni kurajën
Nesër dreqin do ta mbysim.

Nga kodrat
Prej grykave
Bartni në këmbë barrën e plumbit;
Drejtësi dhe liri
Vëllezër mos pyesni
Tani ne jemi gjyq’ i botës.

Vende të gjëra
Rrugica të ngushta
Vëllezër ky është hapi ynë.
Qajmë, gëzohemi,
Dashurojmë, urrejmë
Të gjithë zotët me vete i marrim.

Përktheu: E.R.