«Pa pjesëmarrjen e Beogradit s’ ka kuptim themelimi i AKS-s»

Serbët duhet të kenë ndikim në formimin e Asociacionit të Komunave serbe, sepse themelimi i tij pa ta do të ishte i pakuptimtë.

Me këto fjalë Branimir Stojanoviq, zëvendëskryeministër i Kosovës e ka komentuar për gazetën e Beogradit «Veçernje Novosti» deklaratën e kryetarit të Kosovës Hashim Thaçi se Beogradi nuk mund ta ketë rolin kryesor në këtë proces, transmeton Koha.net.

Thaçi gjatë javës së shkuar ka deklaruar se së shpejti do të themelohet AKS, porse në themelimin e tij nuk do të ketë përfaqësues të Serbisë.

«Është e qartë se po shtohet presioni rreth formimit që do të jetë temë me prioritet në periudhën e ardhshme», vlerëson Stojanoviq.

Edhe përfaqësues të tjerë serbë të Kosovës mendojnë se deklarata e Thaçit tregon se ai dëshiron ta margjinalizojë rolin e Beogradit rreth formimit të AKS-së.

«Është e qartë se bashkësia ndërkombëtare më në fund po kupton se Prishtina është ajo që po shtyn përmbushjen e marrëveshjeve të Brukselit dhe në kohë të fundit po kërkon nga ajo të përmbushë detyrimet», thotë Gorna Rakiq, prefekt prefekti i Mitrovicës veriore.