OVL të UÇK-së s’e pranojnë pensionin e Qeverisë

Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së kanë reaguar pas vendimit të sotëm të Qeverisë së Kosovës, e cila ka përcaktuar shumën e pensionit prej 130 euro deri 170 euro, për veteranët e luftës.




«Organizatat e dala nga Lufta e UÇK-së, nuk pajtohen kurrsesi me këtë ndarje në bazë të moshës, dhe do ta kundërshtojmë fuqishëm me demonstrata nëse kjo nuk korrigjohet shpejt nga ana e Qeverisë. Po ashtu kërkojmë të respektohet marrëveshja në mes neve dhe Qeverisë që pensionet për veteranët të merren në mënyrë retroaktive nga janari i vitit 2015 dhe me lartësinë 220 euro», thuhet në reagimin e organizatave të dala nga lufta e UÇK-së.