OVL të UÇK-së propozojnë tryeze mbipartiake për tejkalimin e ngërçit institucional

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, duke shprehur shqetësim me bllokadën e punës së Kuvendit të Kosovës, ka dalë me një propozim për të dalë nga situata e krijuar.




OVL e UÇK-së, duke konsideruar se edhe pozita edhe opozita dëshirojnë vetëm të mirën për Kosovën dhe interesat e qytetarëve të saj dhe duke besuar në vullnetin e faktorit politik për gjetjen e zgjidhjes që do ta zhbllokonte jetën normale të institucioneve, propozon organizimin e një tryeze mbipartiake, me përfaqësues nga pozita e opozita, e shoqëria civile, nën mbikëqyrjen e Ambasadës amerikane.

“Tryeza, do të bënte takime të vazhdueshme, në mënyrë që në afat prej dy javësh të arrihet në zgjidhjen që do të jetë e kënaqshme dhe e zbatueshme nga të gjitha palët”, thuhet në komunikatën e OVL të UÇK.