Osman Osmani përsëri në Parlamentin e Kantonit Schaffhausen




Njëri ndër emigrantët më të angazhuar shqiptarë në Zvicër, Osman Osmani, bëhet deputet në Parlamentin kantonal të Schaffhausen-it. Për herë të dytë.

Siç njofton gazeta zvicerane «Schaffhausen Nachrichten» e javës se kaluar, deputeti i parë kantonal shqiptar i zgjedhur në Zvicër, Osman Osmani (1957) do ta zëvendësojë deputetin e tërhequr kantonal të Partisë Socialdemokrate të Schaffhausenit, pedagogun Daniel Fischer.

Osmani ishte edhe deputet i Parlamentit të qytetit të Schaffhausen-it, i zgjedhur për periudhën 2013-2016, nga i cili u tërhoq pas rreth një viti. Arsyeja ishte kandidimi për deputet në Parlamentin e Republikës se Kosovës në zgjedhjet e vitit të kaluar në listën e Lëvizjes Vetëvendosje. Në këto zgjedhje Osmani mjerisht nuk arriti të marrë votat e nevojshme. Në fakt, Osman Osmani, me këtë zgjidhet për herë të dytë deputet kantonal në Schafhausen, për herë të parë ishte në vitet 2006-2009.

Osman Osmani është sekretar nacional për migracion në sindikatën Unia. Ai ka studiuar për shkenca sociale në Zvicër. Ne sindikatën Unia, ndër të tjera është përgjegjës për Evropën juglindore dhe për dosjen e marrëveshjes së anuluar ndërshtetërore për sigurimet shoqërore mes Zvicrës dhe Kosovës.

Bashkë me deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje nga diaspora e Zvicrës, Faton Topallin, Osmani është bashkëthemelues i qendrës profesionale për migracion «Pro Integra» në Zvicër. Ai njihet edhe si iniciues i strukturës së veçantë për migracion në kuadër të Partisë Socialdemokrate të Zvicrës në rrafsh nacional. Osmani aktualisht ushtron detyrën e njërit prej nënkryetarëve të kryesisë së kësaj strukture. Ajo angazhohet si për pjesëmarrjen në jetën shoqërore e politike të emigrantëve në Zvicër, ashtu edhe për bashkëpunimin e ndërsjellë në të gjitha fushat jetësore e shoqërore me vendet amë të emigrantëve të Zvicrës.Njëri ndër emigrantët më të angazhuar shqiptarë në Zvicër, Osman Osmani, bëhet deputet në Parlamentin kantonal të Schaffhausen-it. Për herë të dytë.

Siç njofton gazeta zvicerane «Schaffhausen Nachrichten» e javës se kaluar, deputeti i parë kantonal shqiptar i zgjedhur në Zvicër, Osman Osmani (1957) do ta zëvendësojë deputetin e tërhequr kantonal të Partisë Socialdemokrate të Schaffhausenit, pedagogun Daniel Fischer.

Osmani ishte edhe deputet i Parlamentit të qytetit të Schaffhausen-it, i zgjedhur për periudhën 2013-2016, nga i cili u tërhoq pas rreth një viti. Arsyeja ishte kandidimi për deputet në Parlamentin e Republikës se Kosovës në zgjedhjet e vitit të kaluar në listën e Lëvizjes Vetëvendosje. Në këto zgjedhje Osmani mjerisht nuk arriti të marrë votat e nevojshme. Në fakt, Osman Osmani, me këtë zgjidhet për herë të dytë deputet kantonal në Schafhausen, për herë të parë ishte në vitet 2006-2009.

Osman Osmani është sekretar nacional për migracion në sindikatën Unia. Ai ka studiuar për shkenca sociale në Zvicër. Ne sindikatën Unia, ndër të tjera është përgjegjës për Evropën juglindore dhe për dosjen e marrëveshjes së anuluar ndërshtetërore për sigurimet shoqërore mes Zvicrës dhe Kosovës.

Bashkë me deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje nga diaspora e Zvicrës, Faton Topallin, Osmani është bashkëthemelues i qendrës profesionale për migracion «Pro Integra» në Zvicër. Ai njihet edhe si iniciues i strukturës së veçantë për migracion në kuadër të Partisë Socialdemokrate të Zvicrës në rrafsh nacional. Osmani aktualisht ushtron detyrën e njërit prej nënkryetarëve të kryesisë së kësaj strukture. Ajo angazhohet si për pjesëmarrjen në jetën shoqërore e politike të emigrantëve në Zvicër, ashtu edhe për bashkëpunimin e ndërsjellë në të gjitha fushat jetësore e shoqërore me vendet amë të emigrantëve të Zvicrës.