Ose bllokim Kuvendi, ose shpërthim tensionesh

Opozita është përcaktuar ta mbajë të bllokuar punën e Kuvendit dhe ka paralajmëruar tensione më të mëdha nëse bëhet zhbllokimi nëpërmjet policisë. Secila nga dy variantet bart pasoja për shtetin.




Efektet e para të bllokimit të rrjedhës së seancave plenare janë: ngecja në procedurë e shtatë projektligjeve, dy marrëveshjeve ndërkombëtare, emërimit të anëtarëve të bordeve të tri agjencive të pavarura, shqyrtimit të një raporti dhe formimit të një komisioni ad-hoc, shkruan sot «Koha Ditore».

Lista do të shtohet me zgjatjen e bllokadës.

Por Kryesia e Kuvendit ka vendosur që të enjten të shqyrtojë ato pika të rendit të ditës që kanë mbetur të papërfunduara në seancën e 17 shtatorit, që u ndërpre nga opozita. Edhe 12 pika të reja janë paraparë të shqyrtohen në një seancë të re, e thirrur për të premten.