Orban: Për shkak të migrantëve do të mbetemi minoritet në Evropë

Vala e migrantëve është e pafund dhe nëse BE nuk mbron kufijtë e vet, do të mund të vijnë dhjetëra miliona migrantë, ka deklaruar kryeministri i Hungarisë.

«Realiteti është se Evropa kërcënohet nga vala masive e njerëzve, dhjetëra miliona sish mund të vijnë në Evropë», ka thënë Viktor Orban, transmeton Reuters.

«Tani po flasim për qindra e mijëra, por viteve të ardhshme do të mund të flasim për miliona dhe këtu nuk ka fundi», ka thënë Orban, transmeton Koha.net.

Ai ka thënë se pastaj papritur do të zbulojmë se jemi minoritet në kontinentin tonë.

Orban ka kërkuar nga Evropa të «demonstrojë forcë në ruajtjen e kufijve të vet».

«Nëse e lëshojmë secilin, ky do të jetë fundi i Evropës», ka thënë kryeministri hungarez.