Orban: Nuk dëshirojmë shumë myslimanë në Hungari

Viktor Orban, kryeministër i Hungarisë,ka thënë se vendi i tij është kundër pranimit të refugjatëve që me shumicë janë myslimanë.

«Nuk duam të kemi numër të madh myslimanësh në vendin tonë», ka thënë kryeministri hungarez duke përkujtuar se cila ka qenë përvoja hungareze me sundimin osman, njofton Reuters, transmeton Koha.net.

Orban ka theksuar se zyrtarë të BE-së nuk kanë ofruar largimin e kërkuesve të azilit nga Hungaria, por ata, sipas tij, do të shqyrtojnë sistemin e kuotave për shpërndarjen e refugjatëve nëpër Evropë.

Ai ka thënë se shumë migrantë nuk janë refugjatë lufte por kërkues të një jete më të mirë jashtë atdheut të tyre.