Optimistja gjermane në Kosovë

Jo të gjithë i kanë ngritur duart nga Kosova. «Süddeutsche Zeitung» e portreton Nina Theis, e cila në Prishtinë e udhëheq një zyrë të Shoqërisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar.

Dhe Nina Theis ka shumë për të rrëfyer, thekson që në fillim artikulli. Për më tepër, 31-vjeçarja – me profesion islamologe – e quan fat të jetojë në Kosvë me njerëzit e saj. Autori nuk vonon t’ia japë fjalën vetë asaj: «Njerëzit këtu janë jashtëzakonisht të dashur. Është një vend shumë dinamik, ai ndryshon aq shpejtë dhe këtu ka lezet». Autori përkujton edhe njëherë se bëhet fjalë për Kosovën, një vend që shumë njerëz dëshirojnë ta lëshojnë, dhe jo për Kaliforninë a Honkongun.

Po t’i shohësh shifrat që publikon për çdo muaj Enti Federal për Migracion, në Kosovë s’ka vend për mbarësi dhe kënaqësi, përsiat autori. Në vendin prej rreth dymilionësh papunësia te të rinjtë shkon në mbi 50 për qind. Është një vend ku, thekson artikulli, nga fillimi i vitit, vijnë shumica e refugjatëve në Gjermani. Vëtëm në muajt e parë të vitit ishin 31’000 veta. Prandaj, konstaton autori, duhet të jesh një optimist i madh që ta shohësh Kosovën sikurse e përjeton Nina Theis.

Ajo e udhëheq nga maji i këtij viti zyrën e informimit të Shoqërisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ). Ai po bëhet një pilotprojekt i veçantë. Ky është projekti i parë i këtij lloji, me të cilin Gjermania nga qendra e një vendi përpiqet t’i ndalojë qytetarët e tij të mos emigrojnë dhe të aplikojnë për azil sikundër edhe t’i informojë për shanset e punësimit në Gjermani. Theis shpjegon se si me deri tani dy bashkëpunëtorë shqiptarë përpiqet t’i sqarojë qytetarët për pavërtetësinë e thashethemeve të përhapura nga trafikantët për gjoja shanset e vërteta të azilit në Gjermani. Ajo rrëfen se si kanë qarkulluar fjalë për gjoja faktin se aty merr menjëherë azil, se si ata në Gjermani priteshkan me krahë të hapur dhe madje u jipen para.

Ekipi me në krye Theis njëkohësisht u shpjegon kosovarëve për mundësitë e vërteta të punësimit në Gjermani. Perspektiva gjermane ekziston vetëm për atë që sjell kualifikime, të cilat mungojnë në Gjermani. Autori thotë që Agjencia Gjermane e Punës ka hartuar një listë të profesioneve deficitare; sipas saj firmat gjermane këkërkojnë axhustatorë, instalues, infermierë. Zyra u jep qytetarëve ide të qarta për profesionet dhe aftësitë e duhura.

Por interesimi për informim nuk është i padukshëm, vështron autori. Në javët e para zyrën e kishin vizituar 100 veta, 3’000 të tjerë i kishin marrë informacionet e nevojshme përmes Facebookut të zyrës. Faktin që qarkullimi në zyrë nuk ka qenë domosdoshmërisht edhe aq i dendur, Theis e shpjegon me agjërimin dhe punshimet e verës. Në vjeshtë zyra do të fillojë me një fushatë informative, atëherë – mendon Theis – do të ketë më shumë interesim. «Optimistja ngelet optimiste», përfundon artikulli. ks