Opozitarë shkuan në Kuvend për t’i pritur fëmijët

Fëmijët kanë qenë arsyeja pse një pjesë e opozitës është kthyer në Kuvend, raporton KTV.




Me rastin e 1 qershorit, Ditës së Fëmijëve, u improvizua një seancë plenare. Fëmijët kosovarë, nga të gjitha komunat, shprehën dëshirat dhe preokupimet e tyre para kreut të Kuvendit.
Duke theksuar se ata janë e ardhmja e vendit, Kadri Veseli i ka inkurajuar mysafirët e tij, fëmijë që të ngritin zërin për të drejtat e tyre.

Aktivitete të tilla për ditën e fëmijëve janë zhvilluar edhe jashtë Kuvendit të Kosovës.
«Prishtina lexon» është aktiviteti i përvitshëm i Komunës së Prishtinës, nga i cili edhe këtë herë Komuna ka përzgjedhur përrallën më të mirë për fëmijë.

Nënkryetari i komunës ka shprehur shqetësimin se gjysma e fëmijëve kanë mungesë të madhe të librave.
Dita ndërkombëtare e fëmijëve është shënuar me aktivitete interesante edhe në Shqipëri. Policë të maskuar në personazhet e Supermanit dhe Betmanit kanë dhënë shfaqje para tyre, duke u ngjitur edhe me litarë sipër shkallëve të repartit të Pediatris