Opozita ua hoqi «duvakun» dy pikturave në hollin e Kuvendit

Deputetët e opozitës hoqën sot mbulojat mbi pikturat me motive kombëtare, në Kuvendin e Kosovës, të vendosura vite më parë.




Dy pikturat që gjendeshin në hollin e Kuvendit, me motive kombëtare tashmë janë zbuluar nga deputetë të tri partive opozitare, transmeton koha.net.

Mbulojat u hoqën nga deputeti i AAK-së Pal Lekaj dhe ai i Lëvizjes Vetëvendosje Faton Topalli.

Lekaj dhe Topalli, janë ndihmuar nga kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, dhe ai i Nismës Fatmir Limaj.