Opozita sërish bllokon seancën e Kuvendit dhe pengon konferencën e Veselit

Asht si kishte paralajmërua, opozita as sot nuk lejoi vazhdimin e tretë të seancës së Kuvendit filluar para tri javësh.




Deputetë të Vetëvendosjes, të AAK -së dhe të Nismas qëndruan para foltores duke mos lejuar fillimin e seancës.

Pas kësaj, kryetari i Kuvendit Kadri Veseli dha pauzë 10 minuta dhe i ftoi përfaqësuesit e medieve të futen në sallën e Kuvendit.
Aty Veseli po mban një konferencë shtypi ndërsa fjalët e tij po pengohen nga zhurma e filikaçave të opozitës.
Në ndërkohë ka tollovi ende para foltores dhe aty pos deputetëve të opozitës ka edhe përfaqësues të medieve.
Veseli e zgjati edhe për njëzet minuta pauzën.