Opozita: Qeveria e Lutfi Hazirit, qeverisje e fjetur

Të shumta ishin premtimet e Lutfi Hazirit përgjatë një muaji sa zgjati fushata zgjedhore në vitin 2013.




Por, kur kanë kaluar pothuajse dy vjet prejse Haziri është në krye të Gjilanit, për qytetarët as gjysmën e premtimeve nuk i ka përmbushur, raporton KTV.

Premtoi çerdhe të reja, shkollim falas për femra, rregullimin e shtratit të lumit “Mirusha” e investime të huaja.

Për opozitën, qeveria e Hazirit është qeverisje e fjetur.

Derisa për kryetarin thonë se është bërë mysafir në Gjilan. Udhëheqësit komunalë thonë se ende ka kohë në realizmin e premtimeve, transmeton Koha.net.

Nënkryetar i Gjilanit Rexhep Kadriu ka ripërsëritur se Gjilanin e kanë gjetur në një gjendje të tmerrshme dhe se është dashur që të paguajnë shumë borxhe që i ka trashëguar nga pushteti i kaluar.