Opozita nuk ka të drejtë, ajo nuk po do dialog (video Live Stream)

Kryetari i Kuvendit ka thënë se Opozita nuk të drejtë të akuzojë për situatën në veri. Ai ka shtuar se opozita nuk po do dialog dhe po bllokon.




Veseli: Treguam se Kosova është shtet që funksionon

Kemi bërë mirë që e mbajtëm seancën pasi me të dërguam mesazh se Kosova është shtet që funksionin, tha Kadri Veseli në Rubikon.

Veseli e quan normale mbajtjen e seancës në bufe

Në emisionin Rubikon të KTV-së, i ftuar është Kadri Veseli, kryetar i Kuvendit të Kosovës, ka folur për seancën maratonake të Kuvendit, më 23 tetor.

Ai e quajti normale mbajtjen e seancës në sallën e bufesë, pa praninë e deputetëve të opozitës.

“Në ora 16:00 është caktuar për arsye se qeveritarët kanë kërkuar ngaqë ata kanë pasur agjendë të ngarkuar”, tha Veseli, transmeton Koha.net.

Për ngjarjet që kanë ndodhur në atë seancë, Veseli ka thënë se nuk kishte dëshiruar t’i shoh kurrë në jetën time.