Opozita nuk i dërgoi në Kushtetuese “ligjet e bufesë”

Ligji për Shëndetin Mendor dhe ai për Mbrojtjen e të Ushqyerit me qumësht gjiri, që u miratuan në sallën e improvizuar të Kuvendit, ndërmjet 23-24 tetorit, presin dekretimin e Presidentes, raporton KTV.




Miratimi i tyre, pa praninë e opozitës, ka sjellë edhe kundërshtimin e kësaj të fundit, që këto ligje nuk duhet të dekretohen dhe seanca e së premtes të shpallet ilegale.

Shefja e Grupit parlamentar të AAK-së, Donika Kadaj Bujupi, ka thënë se shpreson që presidentja, duke i pasur në konsideratë shkeljet e asaj seance, nuk do t’i nënshkruajë ligjet të cilat po pretendohet qe janë aprovuar atë natë në një sallë tjetër në Kuvend, transmeton Koha.net.

Por, pavarësisht që deputetët e opozitës e konsiderojnë si jovalide këtë seancë dhe këto ligje, të njëjtit nuk e kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre që t’i dërgojnë në kushtetuese këto ligje, afat që u ka skaduar këtë të martë.

Këtë e konsideron si rast të humbur për opozitën Albert Krasniqi i KDI-së.