Opozita kundër kontrollimit para hyrjes në Kuvend

Vendimi i kryesisë për kontroll të rreptë të zyrtarëve që hyjnë në Kuvend ka nxitur reagimin e partive opozitare, duke e cilësuar atë si të papranueshëm, raporton KTV.




Opozita thekson se këto janë metoda të shtetit policor që dhunon deputetë, arreston kundërshtarët politikë dhe ndalon deputetët të futen në Kuvend, transmeton KOHA.net.

«Kryetari i Kuvendit po e blindon këtë institucion, duke e vënë nën mbikëqyrje policore. Policia po i mbivendoset demokracisë. Trajtimi i tillë ndaj përfaqësuesve të zgjedhur të popullit është në funksion të bosnjëzimit të Kosovës, duke mbrojtur «Zajednicën” dhe në funksion të humbjes së integritetit territorial të Kosovës, duke i dhënë Malit të Zi mbi 10 mijë hektarë», thuhet në reagimin e opozitës, duke shtuar se nuk do t’i ndalin protestat dhe nuk do të ketë kompromis, pa u tërhequr marrëveshjet.