Opozita gjilanase akuzon pushtetin për rritjen e papunësisë

Partia Demokratike e Kosovës po vlerëson se zhvillimet në Komunën e Gjilanit, nën drejtimin e kryetarit Lutfi Haziri, kanë një ecuri negative, shkruan sot Koha Ditore.




Sahit Abazi, shef i grupit të këshilltarëve komunalë, ka deklaruar se koha e drejtimit të Komunës së LDK-së do të përfundojë, meqë pushteti është duke shfaqur arrogancë gjatë ushtrimit të pushtetit.

«Pushteti komunal në Gjilan na lë të kuptojmë se nuk e ka idenë se si duhet t’iu qaset shumë problematikave në komunë, prandaj edhe nuk ka asnjë shifër se sa është shtuar numri i të papunëve në Gjilan.

Kontingjenti i të papunëve në Komunë shtohet dita-ditës dha ka arritur në 19 mijë e 300 të papunë dhe fatkeqësia e kësaj është se 3 mijë të papunë janë me shkollim superior»,