Opozita ende s’e ka caktuar datën e protestave




Opozita ende nuk e ka caktuar datën se kur do të fillojë organizimin e protestave për të kundërshtuar themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, raporton KTV.

 

Partitë opozitare thonë se janë duke organizuar aksione simbolike të cilat do të kulmojnë me protesta masive.

Përveç, kundërshtimit të Asociacionit, Lëvizja Vetëvendosje po e kundërshton edhe marrëveshjen për energjinë, e cila sipas tyre e vë në mëdyshje Republikën e Kosovës. Kryetari i këtij subjekti politik, Visar Ymeri në një konferencë për media ka thënë se e rëndësishme është që protestat të jenë edhe të qëndrueshme.