Opozita e vendosur: Seancat në Kuvend nuk do të zhvillohen

Ende askush nuk e di mënyrën se si kreu i Kuvendit, Kadri Veseli, do të arrijë t’i vazhdojë seancat e Kuvendit, kur opozita po përsërit qëndrimin se nuk do të lejojë seanca të rregullta deri në tërheqjen e nënshkrimeve nga marrëveshjet me Serbinë, raporton KTV.




Opozita është e vendosur që as të enjten të mos lejojë vazhdimin e seancës plenare.

Ylli Hoxha nga Vetëvendosje e Bilall Sherifi nga Nisma për Kosovën thonë se kryetari Veseli mund të thërrasë seanca sa herë të dojë, por ato nuk do të zhvillohen, sepse opozita nuk do ta lejojë, transmeton Koha.net.

Edhe opsioni i zgjedhjeve për ta është i pranueshëm, sepse në këtë situatë kur pozita e opozita nuk lëvizin nga qëndrimet e tyre, atëherë ka nevojë për një arbitër, e ai është qytetari i Kosovës.

Kryeministri Isa Mustafa me dhjetëra herë deri tash e ka përsëritur se nuk do të ketë tërheqje të nënshkrimeve dhe se ky është një obligim ndërkombëtar që Kosova e ka marrë dy vjet më parë.