Opozita arsyeton bllokimin e Kuvendit, Mustafës ia rikujtojnë shkollën e Kumrovcit

Në konferencën e paralajmëruar nga opozita pas bllokimit të Kuvendit të Kosovës, foli Donika Kadaj-Bujupi nga AAK, që tha se opozita nuk ka rrugë tjetër për bllokimin e marrëveshjeve të nënshkruara nga Qeveria e Kosovës.




Ato marrëveshje sipas Kadaj-Bujupit rrezikojnë të ardhmen e Kosovës dhe të fëmijëve tanë, transmeton Koha.net.

Kurse Glauk Konjufca nga LVV ka thënë se Zajednica është bosnjëzim dhe federalizim i Kosovës. Ai përsëriti se qëllimi i opozitës është bllokimi i Kuvendit deri në tërheqjen e nënshkrimit nga marrëveshjet. Konjufca shtoi se pret përshkallëzim të pakënaqësisë së qytetarëve.

Nga radhët e NISMËS për Kosovë, Haxhi Shala tha se e gjitha kjo është si rezultat i një koalicioni të panatyrshëm. Ai tha se kryeministri Mustafa po përdor praktika të Kumrovcit (shkollë partiake për kuadro komuniste).