Odë për vetminë

Foto: Shutterstock



I.
I lumtur është ai që asgjë s’e lidh
Me intrigat dhe zhurmën e qytetit;
Por i kënaqur, ajrin e pastër thith
Në tokën e t’etit.

II.
Kopesë qumështin e freskët i merr,
Dhenve lesh, fushave grurë dhe bar,
Pemët i dhurojnë hije në verë,
Në dimër, zjarr.

III.
Bekuar qoftë kush mendjen s’e vret
Si ikin orët, javët, koha si kalon,
Me trup të shëndoshë, mendje të qetë;
Ditën pushon.

IV.
Fle si qengj natën; pa u ngutur, pastaj,
Nis studion; gjithçka e merr shtruar;
Këtë pafajësi kërkon veç ta mbajë,
Duke medituar.

V.
I panjohur – kështu dua të jetoj,
Dhe të vdes i pavajtuar, pa pendim;
Fshehur nga bota, asnjë gur të mos tregoj‘
Ku prehet trupi im.

Përktheu: Rudi Bobrati