Oda e gazetave

Ballina e «Rilindjes» së 3 korrikut të vitit 1990 ishte bërë shkas që rreth tridhjetë mijë gazeta të radhiteshin për dhjetë vjet me radhë në odën e Azem Çerkinit.

Deputetët e Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës kishin miratuar nën masa të hekurta policie një ditë më parë Deklaratën Kushtetuese në oborrin e Kuvendit të Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës. E barabartë me republikat e tjera do të shpallej Kosova. Ky vendim do ta nxiste Çerkinin (55) që t’i ruante të gjitha gazetat e revistat e t’i lexonte me kujdes, shkruan Koha Ditore.

«Ka qenë 3 korrik ajo ditë. Aty e kam marrë ballinën e ‘Rilindjes’ dhe e kam ruajtur, si moment kthese në historinë shqiptare», rrëfen Çerkini, udhëheqës i kontabilitetit në Komunën e Ferizajt.

Ballinës së të përditshmes së vetme shqipe në ish-Jugosllavi do t’ia bashkonte pastaj numrat e gazetës studentore «Bota e Re». Ishte një karikaturë e veçantë në ballinë që rroku vëmendjen e Çerkinit.