O’Connell: Energjitë të orientohen drejt problemeve reale, jo në demarkacion

Kosova duhet të merret me problemet reale që i ka e jo të shpenzojë energji nëse kufiri me Malin e Zi ka lëvizur pak në majë të malit, ka thënë ambasadori britanik, Ruairi O’Connell, në pjesën e dytë të intervistës, dhënë «Kohës Ditore».




Duke komentuar ashpërsimin e debatit mbi demarkacionin me Malin e Zi, diplomati britaniku ka thënë se Kosova ka probleme shumë më të mëdha, sikurse janë luftimi i korrupsionit, sundimi i rendit e i ligjit, zhvillimi ekonomik.

O’Connell ka folur edhe për vendimin e Kuvendit të Kosovës që t’i hapë rrugë themelimit të Gjykatës Speciale. Sipas tij, kjo është hera e parë që lidershipi i Kosovës tregoi se është i gatshëm të ballafaqohet me akuzat për krime që kanë mundur të ndodhin në të kaluarën.

«Ka pasur krime të shkaktuara nga të gjitha palët dhe kjo nuk bëhet për të thënë se njëra palë është më fajtore se tjetra. Vetëm duhet siguruar drejtësi për viktimat që kanë mundur ta pësojnë», ka thënë ai.