O’Connell: Brenda Kuvendit të Kosovës kishte dhunë

Ambasadori anglez në Kosovë, Ruairí O'Connell nëpërmes llogarisë së tij në Facebook ka reaguar ndaj skenave të sotme që ndodhën në Kuvendin e Kosovës.




Ai tha se është i tmerruar me skenat e sotme në Kuvend dhe sipas tij ajo ishte dhunë.

«Dhuna nuk ka vend në demokraci. Unë iu kam shmangur komentimit të bllokadës së vazhdueshme politike në Kuvend, sepse besoj se populli i Kosovës – të cilët luftuan me vite për të ndërtuar diçka të veçantë në Kosovë, mund dhe duhet patjetër të marrë përgjegjësinë për fatin e vet politik», shkruan O’Connell.

Ambasadori anglez thotë se ngjarjet e ditës së sotme shkojnë përtej çdo standardi të demokracisë dhe nuk mund të besoj se populli i Kosovës ka dëshiruar diçka të tillë kur kundërshtonin shtypjen, apo kur punonin me bashkësinë ndërkombëtare për të ndërtuar një Kosovë të re, transmeton Koha.net.

Ai e ripotencon se brenda Kuvendit të Kosovës kishte dhunë dhe për atë është i shqetësuar.

O’Connell në fund shtron disa pyetje, të cilave u përgjigjet me “jo” dhe u bën thirrje partive opozitare që të përmbahen nga dhuna.

«Kosova përballet me shumë sfida. Është në interesin tonë të përbashkët, Britanisë dhe Kosovës, për t’i adresuar këto sfida. Por a ndihmojnë këto veprime në përmirësimin e sektorit të drejtësisë? A merren ato me problemin shumë real të korrupsionit dhe shpërdorimit të institucioneve shtetërore? A ndihmojnë ato për të tërhequr investitorë dhe për të krijuar vende pune? A e ndihmojnë Kosovën të fitojë njohje ndërkombëtare? Unë mendoj se jo. Kështu që, unë ju bëjë thirrje partive opozitare që të përmbahen nga dhuna dhe të respektojnë institucionet për krijimin e të cilave ato vet u sakrifikuan», shkruan në fund O’Connell.