Obiliqi me masa ndaj përmbytjeve në disa lagje

Zyrtarët komunalë të Obiliqit synojnë që të mënjanojnë përmbytjet në disa lagje të qytetit.




Sipas një njoftimi të kësaj komune, ata kanë nisur projektin e ndërtimit të rrjetit të ujërave të zeza dhe atyre atmosferike në këtë qytet, shkruan sot «Koha Ditore».

«Kanë nisur punimet në projektin më të madh në rrjetin e ujërave të zeza e të bardha për Obiliqin, kanalizimi fekal dhe nga lumi Sitnica te lagjja ‘Hashani’. Problemi i përmbytjes nga ujërat për disa lagje është drejt fundit», thuhet në njoftim.