Obama i jep këshilla për politikë Kanye Westit [video]

Ku ka më mirë se të marrësh këshilla për kandidim për president nga vet presidenti që synon t’ia marrësh postin.




Presidenti i Amerikës, Barack Obama, duke folur në ngjarjen e Komitetit Demokratik Kombëtar tha disa fjalë diturie për propozimin e kandidaturës për president nga Kanye West për vitin 2020.

«Para se gjithash, duhet të kaloni shumë kohë duke u marrë me disa karaktere të çuditshme që sillen sikur janë në një ‘reality show’», ka thënë presidenti Obama.

«Këshilla e dytë e rëndësishme: duke thënë se keni një fantazi të bukur, të errët e të përdredhur, kjo është ajo që është e njohur si mesazh i dorës së dytë në politikë, ju nuk mund të thoni diçka të tillë», ka shtuar presidenti, transmeton Koha.net.

Pastaj presidenti Obama sjelli një situatë qesharake duke përfshirë edhe veten në mes talljes.

«Me të vërtetë mendon se ky shtet do të zgjedhë një person me ngjyrë të zezë e me emër qesharak nga ana jugore e Çikagos që të jetë presidenti i Shteteve të Bashkuara?», tallej Obama.

West ishte tema kryesore e kësaj ngjarje e cila është mbajtur mbrëmë, në San Francisco.

Ndërsa gruaja e tij, Kim Kardashian – West, ka thënë se nuk di asgjë në lidhje me ambiciet politike të reperit Kanye West.