Obama dhe Putin do të takohen në New-York

Presidenti rus, Vladimir Putin dhe ai i SHBA-së, Barack Obama, do të takohen në Nju-Jork në margjinat e takimit të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.




Ky do të jetë takimi i tyre i parë zyrtar pas më shumë se dy vjetësh, ndërsa pritet të diskutojnë rreth krizës në Siri, çështje e ndjeshme për të dyja vendet, raporton Tv Arta. Ata më pas veç e veç do t’i drejtohen Asamblesë së Përgjithshme.

Putini të cilin Perëndimi e anashkaloi shkaku i konfliktit në Ukrainë, sërish hyri në qendër të vëmendjes pasi Rusia shpërndau trupat e veta në Siri. Ai tha se po tenton që të sjell platformën e përbashkët për shtetet në Lindje të Mesme që luftojnë kundër ISIS-it e Shtëpia e Bardhë tha se do të ishte e papërgjegjshme të mos diskutohet me shefi i Kremlinit rreth kësaj krize.