Obama: As Michelle nuk do të më lejonte të rikandidohesha

Presidenti amerikan Barack Obama ka pranuar se nuk do të kandidohej sërish për kryetar, edhe sikur të ishte kjo e mundur, sepse nuk do ta lejonte bashkëshortja e vet Michelle.




Obama tha kështu gjatë fushatës për politikën ekonomike në Indiana me ç’rast ftoi zgjedhësit të përkrahin Partinë Demokratike, të tijën.

Gjatë fjalimit, një përkrahës i Obamas brohoriti: «Edhe katër vjet», duke aluduar në sloganin popullor të fushatës së tij të dytë nga viti 2012, njoftojnë medie të huaja, transmeton Koha.net .
«Nuk mundem«, u përgjigj Obama. «Me Kushtetutë e kam të ndaluar, dhe, që është më me rëndësi, këtë ma ndalon edhe Michelle«.

Kushtetuta amerikane lejon vetëm një rizgjedhje të Presidentit.
Obama ka thënë se pret që fituesi i garës demokratike presidenciale të dihet javën e ardhshme pasi Hillary Clinton dhe Bern Sanders ta përfundojnë garën në Kaliforni dhe New Jersey.

Drejtpërdrejt Obama s’e përkrahu as Clintonin e as Sandersin, sado që mrekullohet me Hillary Clintonin të cilën e kishte emëruar Sekretare amerikane të Shtetit.

Duke mos e përmendur emrin e Donald Trumpit, Obama tha se «ajo që republikanët flasin për ekonomi, nuk ka bazë faktike».