NZZ: Maço i Ballkanit – statistikisht – vetëm një fantazmë




Kriminaliteti te të rinjtë prej vitesh është duke rënë në të gjithë Zvicrën. Megjithatë në publik shpesh po problematizohen çuna dhe burra të rinj.

Kjo puna e të kriminalitetit të të rinjëve është një mesele. Njëra palë mendon që gjeneratat e reja po bëhen gjithnjë e më brutale dhe të dhunshme. Pala tjetër beson se kjo temë sot thjesht po perceptohet më shumë për shkakun e mediave. Habere të mira dalin nga Konferenca kombëtare e së enjtes dhe së premtës në Tessin për të Rinjtë dhe Dhunën: ‹Më pak dhunë të të rinjëve në ambiente publike›, referon një komunikatë. Lëndimet trupore, grabitja apo shantazhi viteve të fundit janë zvogëluar, citohet Denis Ribeaud nga ETH-ja e Cyrihut. Të rinjtë – gjithnjë e më të mbarë? Ju lumtë!

Sikur pas pak rreshtash më tutje të mos kishte një ‹por›: Njëkohësisht, një mentalitet maçoje po gjenë gjithnjë e më shumë përkrahje: ‹Një burrë i vërtetë është gjithnjë i gatshëm të godasë, kur dikush ia fyen familjen›, thotë një fjali-shembull e hulumtuesve. Dhe prap po na shfaqet sikleti që shkakton përfytyrimi i grushtave të thatë me prejardhje të huaj, të cilët në tufa i bëjnë të pasigurta vendet publike. S’ka dy muaj që mediat thumbuan kundër të ashtuquajturve ‹Maço nga Ballkani›, të cilët bëheshkan ‹gjithnjë e më shumë›. Në statistikat e kriminalitetit të Federatës nuk gjindet asgjë për maçizmin. Në vend të kësaj flitet për zvogëlimin e vazhdueshsëm në gjashtë vitet e fundit të numrit të minorenëve të akuzuar për vepra penale. Numrat efektiv dhe mendimi i përgjithshëm për delikuencën e të rinjëve shkojnë në drejtime diametralisht të ndryshme. Nga improvizimi i raportimit mediatik mbi fenomene si ‹Rasti Carlos› ose ‹Maçot e Ballkanit› në kokat e njerëzve krijohet një hartë e gabuar rreziku. Një arsye tjetër për këtë mund të ishte fakti se zhvillimi i kriminalitetit te të rinjtë është vështirë për t’u matur.

Kriminologu Martin Killias i kritikon rezultatet e statistikës së kriminalitetit për shkak të deformimeve demografike dhe nga ana e tij vëren një rritje të kriminalitetit. Zvogëlimi i supozuar i kriminalitetit, sipas tij, shpjegohet me atë që në ndërkohë një grup i madh i të rinjëve nga Ballkani ka kaluar në një grupmoshë tjetër dhe tani ka më pak nxënës të klasave të larta në shkollat fillore. Kur një grup i kësaj shkalle delikuence rritet, sipas tij, ky numër reflekton në numrin e rasteve të përgjithshme. Sipas kësaj, duhet të ishte rritur numri i të akuzuarve te të rriturit e rinjë. Mirëpo statistika e kriminalitetit sugjeron që ai gjindet në nivelin më të ulët nga viti 2009.

Në vend që kjo ulje e kriminalitetit të vlerësohej në mënyrë adekuate, po konstruktohet një imazh çunash seksistë, të cilët u sulen gocave të stimuluar nga lojëra pornografike dhe të dhunshme. Në rubrikat e lexuesve fajtorë gjinden shumë shpejtë digjitalizimi, emigracioni, emancipimi, mungesa e baballarëve dhe mësuesi e mbingarkuar. Për këto mund të diskutohet shumë më mirë. / ksKriminaliteti te të rinjtë prej vitesh është duke rënë në të gjithë Zvicrën. Megjithatë në publik shpesh po problematizohen çuna dhe burra të rinj.

Kjo puna e të kriminalitetit të të rinjëve është një mesele. Njëra palë mendon që gjeneratat e reja po bëhen gjithnjë e më brutale dhe të dhunshme. Pala tjetër beson se kjo temë sot thjesht po perceptohet më shumë për shkakun e mediave. Habere të mira dalin nga Konferenca kombëtare e së enjtes dhe së premtës në Tessin për të Rinjtë dhe Dhunën: ‹Më pak dhunë të të rinjëve në ambiente publike›, referon një komunikatë. Lëndimet trupore, grabitja apo shantazhi viteve të fundit janë zvogëluar, citohet Denis Ribeaud nga ETH-ja e Cyrihut. Të rinjtë – gjithnjë e më të mbarë? Ju lumtë!

Sikur pas pak rreshtash më tutje të mos kishte një ‹por›: Njëkohësisht, një mentalitet maçoje po gjenë gjithnjë e më shumë përkrahje: ‹Një burrë i vërtetë është gjithnjë i gatshëm të godasë, kur dikush ia fyen familjen›, thotë një fjali-shembull e hulumtuesve. Dhe prap po na shfaqet sikleti që shkakton përfytyrimi i grushtave të thatë me prejardhje të huaj, të cilët në tufa i bëjnë të pasigurta vendet publike. S’ka dy muaj që mediat thumbuan kundër të ashtuquajturve ‹Maço nga Ballkani›, të cilët bëheshkan ‹gjithnjë e më shumë›. Në statistikat e kriminalitetit të Federatës nuk gjindet asgjë për maçizmin. Në vend të kësaj flitet për zvogëlimin e vazhdueshsëm në gjashtë vitet e fundit të numrit të minorenëve të akuzuar për vepra penale. Numrat efektiv dhe mendimi i përgjithshëm për delikuencën e të rinjëve shkojnë në drejtime diametralisht të ndryshme. Nga improvizimi i raportimit mediatik mbi fenomene si ‹Rasti Carlos› ose ‹Maçot e Ballkanit› në kokat e njerëzve krijohet një hartë e gabuar rreziku. Një arsye tjetër për këtë mund të ishte fakti se zhvillimi i kriminalitetit te të rinjtë është vështirë për t’u matur.

Kriminologu Martin Killias i kritikon rezultatet e statistikës së kriminalitetit për shkak të deformimeve demografike dhe nga ana e tij vëren një rritje të kriminalitetit. Zvogëlimi i supozuar i kriminalitetit, sipas tij, shpjegohet me atë që në ndërkohë një grup i madh i të rinjëve nga Ballkani ka kaluar në një grupmoshë tjetër dhe tani ka më pak nxënës të klasave të larta në shkollat fillore. Kur një grup i kësaj shkalle delikuence rritet, sipas tij, ky numër reflekton në numrin e rasteve të përgjithshme. Sipas kësaj, duhet të ishte rritur numri i të akuzuarve te të rriturit e rinjë. Mirëpo statistika e kriminalitetit sugjeron që ai gjindet në nivelin më të ulët nga viti 2009.

Në vend që kjo ulje e kriminalitetit të vlerësohej në mënyrë adekuate, po konstruktohet një imazh çunash seksistë, të cilët u sulen gocave të stimuluar nga lojëra pornografike dhe të dhunshme. Në rubrikat e lexuesve fajtorë gjinden shumë shpejtë digjitalizimi, emigracioni, emancipimi, mungesa e baballarëve dhe mësuesi e mbingarkuar. Për këto mund të diskutohet shumë më mirë. / ks