NZZ: Korrupsioni dhe jotransparenca e dobëson zhvillimin ekonomik në Maqedoni




Kush i konsulton statistikat fiton një fotografi pozitive për ekonominë e Maqedonisë. Por numrat nuk shkojnë me disponimin që mbretëron në vend. Paradoksi shpjegohet me besimin e ulët të popollatës në institucionet shtetërore.

Nga Andreas ERNST

Shkup

Shëtit nëpër kryeqytetin e Maqedonisë dhe çuditsh: Këtu sundon ngritja apo rënia? Në qendër të tij po ndërtohet me zell, pavarësisht se nuk kanë ngelur më sipërfaqe të lira. Shtëpi entesh, muze, rezidenca-kullë e partisë qeveritare po ngjiten përpjetë. Poshtë tyre qëndrojnë, rrinë ulur apo kalërojnë heronj të panumërt në bronz. «Shkupi 2014» e ka quajtur qeveria projektin, i cili qendrës së qytetit mëton t’i japë një fytyrë të re me një arkitekturë pastiçerie me frymëzim klasicist. Në rrugët anësore, përtej kantierëve, sundon një shkreti urbane. Në një rrugicë nën hijen e një kulle kishe të ndërtuar rishtazi përpara ka patur dyqane, një kinema dhe një bar të njohur. Tani shihen vetëm xhama të pluhurosur, ku fërfërijnë pllakatet e ngjitura në to. Vetëm dy lokale punojnë ende: Në njërin është vendosur një bastore, në tjetrin – një sekt evangjelist.

Regjim atraktiv tatimor

Në një bisedë me një student dhe një afariste të re mbizotërojnë tonet e zymta. Ata ankohen për mungesë të vendeve të punës, rroga të mazta dhe ikje të fuqisë së kualifikuar punëtore. Ndërkaq hedhja një sy statistikave tregon një fotografi tjetër – së paku në krahasim me vendet tjera në regjion. Që nga shpërthimi i krizës ekonomike në vitin 2008, pavarësisht të gjitha tersllëqeve, ekonomia është rritur për çdo vit me 3 për qind. Edhe papunësia ka rënë, ndonëse nga 37 për qind në 2005-sën në 28 për qind në 2014-tën. Klima e biznesit nga Banka Botërore vlerësohet edhe ajo e mirë. Nëse është fjala për tregues si qasja në kredi, tatime, leje ose për atë se sa u përmbahet marrëveshjeve – Maqedonia zë vendin e 30-të nga 189 pozitat që ka.

Megjithatë ia vlenë të shihet pak më nga afër. Për sa u përket tatimeve, vendi është treguar fleksibil; ai nga institorët vjel një taksë të sheshtë prej vetëm 10 për qind nga fitimi i biznesit dhe ai privat, ndërsa rinvestimi i fitimit është i çliruar nga tatimi. Përkundrazi, kur flitet për ankimimin e kontratave, notat janë qartazi më të këqija – një sinjal për atë që drejtësia dhe administrata nuk mund të reformohet me një të rënë lapsit.

Pak përparësi nga vendndodhja

Investimet nga jashtë prej vitesh shkojnë ndërmjet 200 dhe 300 milionë euro, çka nuk mjafton plotësisht si një impuls për ta zgjeruar punësimin mbi përqindjen e rritjes. Kjo nuk e habit ekonomistin vienez me rrënjë nga Maqedonia, Vladimir Gligorov. Vendi i vogël me dy milionë banorë, i rrethuar nga Greqia, Shqipëria, Kosova, Serbia dhe Bullgaria – të gjitha vende të cilat luftojnë për zhvillim, ka pak përparësi nga vendndodhja, pavarësisht kostos së ulët të rrogave dhe një kursi stabil këmbimi të lidhur me euron. Eksporti si një motor potencial i rritjes është prandaj i dobët, sepse mungon prodhimi i mallërave të aftë për tregti. Kjo momentalisht shihet në marrëdhëniet ekonomike me Rusinë: Edhe pse Maqedonia nuk i është bashkuar embargos së UE-së, dhe mund të përfitonte si profiter krize, bizneset zëvendësuese janë shumë të kufizuara.

Shumë qytetarë janë të merakosur me borxhet e shtetit. Një arsye për këtë është mungesa e transparencës, me të cilën autoritetet janë duke e avansuar projektin «Shkupi 2014». Nuk janë bërë publike as kostoja e saktë (flitet për disa qindra miliona), as praktika e tenderimit të punëve të ndërtimit. Opozita socialdemokrate, e cila tani ankohet për këtë, nuk është edhe kaq e pafajshme në këtë të mizëri: Ajo prej një viti është duke e bojkotuar parlamentin. Admnistrata publike viteve të kaluara është rritur vazhdimisht, dhe për këtë njëlloj mungojnë shifrat.

Prapa ngritjes së sektorit shtetëror nuk qëndron dëshira për shërbime më të mira. Me këtë partitë në pushtet më tepër i shërbejnë adhuruesit e tyre dhe kështu e sigurojnë një bazë zgjedhësish të dëgjueshëm. Megjithëse Gligorovi nuk sheh ndonjë kuptim në gritjen e monumenteve dhe krijimit të vendeve joprodhuese, për sa i përket borxhit ai tregohet vetëm pak i alarmuar: me 50 për qind të produktit të brendshëm bruto, kuota gjindet ende qartazi nën nivelet e vendeve fqinje. Kjo politikë, sipas tij, mund të përshkruhet si keyneziane.

Në gjykimin e Gligorovit, problemi qendror është dobësimi i legjitimitetit të qeverisë, pasi që një skandal i madh përgjimesh e ka njerrë sheshit një praktikë të sundimit klientelist. Megjithatë nuk ka gjasa që me zgjedhjet e pranverës së 2016-tës të vendoset rregullshmëria e institucioneve shtetërore. Për së paku dy vite shteti është përdorur si një këllëf ku strukeshin elitat e ndryshme partiake.

Ato u mësuan që levën e pushtetit ta lëviznin ashtu që të zgjidheshin dhe pasuroheshin vazhdimisht. Gjersa investitorë të mesëm duhej të konfrontoheshin me korrupsionin e autoriteteve dhe gjykatësve, investitorët e mëdhej mund të siguroheshin nga këto gjëra. Ata kanë kontakt të drejtëpërdrejtë në nilevet qeveritare, ku marrëveshjet bëhen – si të thuash – ‹burrë me burrë›, ashtu që t’i kënaqin të dyja palët.

Shpresa në UE

Është e vështirë ta mendosh një rrugëdalje nga kjo deregje, aq më parë përmes negociatave për anëtarësim me UE-në, me çrast do të reformoheshin drejtësia dhe administrata. Skeptikët shtojnë që Bullgaria dhe Rumania pavarësisht një procesi të sukseshëm integrimi, ende janë duke luftuar me probleme të mëdha të besimit në institucionet e tyre. Por, një alternativë tjetër nuk ka, sidomos për sa i përket stabilitetit të rajonit. Maqedonia nga viti 2005 është vend kandidat dhe Komisioni Europian disa herë ka rekomanduar fillimin e negociatave. Dhe kjo ka dështuar – sa për shkak të mjaftueshmërisë me zgjerim të kryeqyteteve, aq edhe për shkak të Greqisë, e cila po e keqpërdor të drejtën e vetos në këshillin europian për të krijuar avantazhe në konfliktin për emrin me Maqedoninë. Ky qëndrim duket i papërgjegjshëm. Ashiqare është që zhvillimet e gabuara institucionale me vazhdimin e izolimit të vendit janë shtuar akoma. ksKush i konsulton statistikat fiton një fotografi pozitive për ekonominë e Maqedonisë. Por numrat nuk shkojnë me disponimin që mbretëron në vend. Paradoksi shpjegohet me besimin e ulët të popollatës në institucionet shtetërore.

Nga Andreas ERNST

Shkup

Shëtit nëpër kryeqytetin e Maqedonisë dhe çuditsh: Këtu sundon ngritja apo rënia? Në qendër të tij po ndërtohet me zell, pavarësisht se nuk kanë ngelur më sipërfaqe të lira. Shtëpi entesh, muze, rezidenca-kullë e partisë qeveritare po ngjiten përpjetë. Poshtë tyre qëndrojnë, rrinë ulur apo kalërojnë heronj të panumërt në bronz. «Shkupi 2014» e ka quajtur qeveria projektin, i cili qendrës së qytetit mëton t’i japë një fytyrë të re me një arkitekturë pastiçerie me frymëzim klasicist. Në rrugët anësore, përtej kantierëve, sundon një shkreti urbane. Në një rrugicë nën hijen e një kulle kishe të ndërtuar rishtazi përpara ka patur dyqane, një kinema dhe një bar të njohur. Tani shihen vetëm xhama të pluhurosur, ku fërfërijnë pllakatet e ngjitura në to. Vetëm dy lokale punojnë ende: Në njërin është vendosur një bastore, në tjetrin – një sekt evangjelist.

Regjim atraktiv tatimor

Në një bisedë me një student dhe një afariste të re mbizotërojnë tonet e zymta. Ata ankohen për mungesë të vendeve të punës, rroga të mazta dhe ikje të fuqisë së kualifikuar punëtore. Ndërkaq hedhja një sy statistikave tregon një fotografi tjetër – së paku në krahasim me vendet tjera në regjion. Që nga shpërthimi i krizës ekonomike në vitin 2008, pavarësisht të gjitha tersllëqeve, ekonomia është rritur për çdo vit me 3 për qind. Edhe papunësia ka rënë, ndonëse nga 37 për qind në 2005-sën në 28 për qind në 2014-tën. Klima e biznesit nga Banka Botërore vlerësohet edhe ajo e mirë. Nëse është fjala për tregues si qasja në kredi, tatime, leje ose për atë se sa u përmbahet marrëveshjeve – Maqedonia zë vendin e 30-të nga 189 pozitat që ka.

Megjithatë ia vlenë të shihet pak më nga afër. Për sa u përket tatimeve, vendi është treguar fleksibil; ai nga institorët vjel një taksë të sheshtë prej vetëm 10 për qind nga fitimi i biznesit dhe ai privat, ndërsa rinvestimi i fitimit është i çliruar nga tatimi. Përkundrazi, kur flitet për ankimimin e kontratave, notat janë qartazi më të këqija – një sinjal për atë që drejtësia dhe administrata nuk mund të reformohet me një të rënë lapsit.

Pak përparësi nga vendndodhja

Investimet nga jashtë prej vitesh shkojnë ndërmjet 200 dhe 300 milionë euro, çka nuk mjafton plotësisht si një impuls për ta zgjeruar punësimin mbi përqindjen e rritjes. Kjo nuk e habit ekonomistin vienez me rrënjë nga Maqedonia, Vladimir Gligorov. Vendi i vogël me dy milionë banorë, i rrethuar nga Greqia, Shqipëria, Kosova, Serbia dhe Bullgaria – të gjitha vende të cilat luftojnë për zhvillim, ka pak përparësi nga vendndodhja, pavarësisht kostos së ulët të rrogave dhe një kursi stabil këmbimi të lidhur me euron. Eksporti si një motor potencial i rritjes është prandaj i dobët, sepse mungon prodhimi i mallërave të aftë për tregti. Kjo momentalisht shihet në marrëdhëniet ekonomike me Rusinë: Edhe pse Maqedonia nuk i është bashkuar embargos së UE-së, dhe mund të përfitonte si profiter krize, bizneset zëvendësuese janë shumë të kufizuara.

Shumë qytetarë janë të merakosur me borxhet e shtetit. Një arsye për këtë është mungesa e transparencës, me të cilën autoritetet janë duke e avansuar projektin «Shkupi 2014». Nuk janë bërë publike as kostoja e saktë (flitet për disa qindra miliona), as praktika e tenderimit të punëve të ndërtimit. Opozita socialdemokrate, e cila tani ankohet për këtë, nuk është edhe kaq e pafajshme në këtë të mizëri: Ajo prej një viti është duke e bojkotuar parlamentin. Admnistrata publike viteve të kaluara është rritur vazhdimisht, dhe për këtë njëlloj mungojnë shifrat.

Prapa ngritjes së sektorit shtetëror nuk qëndron dëshira për shërbime më të mira. Me këtë partitë në pushtet më tepër i shërbejnë adhuruesit e tyre dhe kështu e sigurojnë një bazë zgjedhësish të dëgjueshëm. Megjithëse Gligorovi nuk sheh ndonjë kuptim në gritjen e monumenteve dhe krijimit të vendeve joprodhuese, për sa i përket borxhit ai tregohet vetëm pak i alarmuar: me 50 për qind të produktit të brendshëm bruto, kuota gjindet ende qartazi nën nivelet e vendeve fqinje. Kjo politikë, sipas tij, mund të përshkruhet si keyneziane.

Në gjykimin e Gligorovit, problemi qendror është dobësimi i legjitimitetit të qeverisë, pasi që një skandal i madh përgjimesh e ka njerrë sheshit një praktikë të sundimit klientelist. Megjithatë nuk ka gjasa që me zgjedhjet e pranverës së 2016-tës të vendoset rregullshmëria e institucioneve shtetërore. Për së paku dy vite shteti është përdorur si një këllëf ku strukeshin elitat e ndryshme partiake.

Ato u mësuan që levën e pushtetit ta lëviznin ashtu që të zgjidheshin dhe pasuroheshin vazhdimisht. Gjersa investitorë të mesëm duhej të konfrontoheshin me korrupsionin e autoriteteve dhe gjykatësve, investitorët e mëdhej mund të siguroheshin nga këto gjëra. Ata kanë kontakt të drejtëpërdrejtë në nilevet qeveritare, ku marrëveshjet bëhen – si të thuash – ‹burrë me burrë›, ashtu që t’i kënaqin të dyja palët.

Shpresa në UE

Është e vështirë ta mendosh një rrugëdalje nga kjo deregje, aq më parë përmes negociatave për anëtarësim me UE-në, me çrast do të reformoheshin drejtësia dhe administrata. Skeptikët shtojnë që Bullgaria dhe Rumania pavarësisht një procesi të sukseshëm integrimi, ende janë duke luftuar me probleme të mëdha të besimit në institucionet e tyre. Por, një alternativë tjetër nuk ka, sidomos për sa i përket stabilitetit të rajonit. Maqedonia nga viti 2005 është vend kandidat dhe Komisioni Europian disa herë ka rekomanduar fillimin e negociatave. Dhe kjo ka dështuar – sa për shkak të mjaftueshmërisë me zgjerim të kryeqyteteve, aq edhe për shkak të Greqisë, e cila po e keqpërdor të drejtën e vetos në këshillin europian për të krijuar avantazhe në konfliktin për emrin me Maqedoninë. Ky qëndrim duket i papërgjegjshëm. Ashiqare është që zhvillimet e gabuara institucionale me vazhdimin e izolimit të vendit janë shtuar akoma. ks