Nxënësit në Zvicër më të mirët në Europë në matematikë

Rezultatet e testit PISA tregojnë se nxënësit në Zvicër shkëlqejnë në matematikë dhe dituri natyre. Por ata kanë probleme me kompetencën e leximit.

Foto: Shutterstock



E ardhmja i takon Azisë nëse për bazë e marrim matematikën. Në testin PISA pesë vendet e para i zënë shtetet aziatike, mes tyre Singapori, Hong Kongu dhe Japonia. Në Europë nxënësit zviceranë janë ndër më të mirët në lëndën e matematikës. Në tabelën e PISA Zvicra që vendin e tetë. Edhe në lëndët e diturive të natyrës nxënësit helvetikë shkëlqejnë. Në një njoftim të Konferencës së drejtorëve kantonalë të arsimit thuhet se vendet fqinje të Zvicrës si Austria, Italia dhe Franca gjenden dukshëm më poshtë në tabelë sa i përket dijes në fushën e diturive të natyrës.

Bashkë me këto shtete Zvicra gjendet në tabelën që ka matur kompetencën e leximit. Këtu nxënësit gjermanë janë dukshëm më të mirë. PISA është testi më i madh ndërkombëtar i dijes së nxënësve. Studimi kryet çdo tre vite nga Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD). Me atë rast testohen dijet e nxënëseve dhe nxënësve në lexim, matematikë dhe dituri natyre.

Në testin e zhvilluar më 2015, rezultatet e të cilit u prezantuan të martën, morën pjesë një gjysmë milioni nxënës nga 72 vende dhe rajone. Testet për herë të parë u zhvilluan plotësisht në kompjuter, gjë që ka ngjallur kritika nga ekspertë të arsimit në Zvicër, të cilët dyshojnë në seriozitetin e krahasimeve. (-lli)