Nxënësit në Prishtinë festojnë fitoren e Kombëtares, kërkojnë lirimin e Ballistit [foto/video]

Grupe nxënësish të gjimnazit «Sami Frashëri» dhe të shkollës «Hasan Prishtina», kanë marshuar sot në sheshin «Nëna Terezë», në Prishtinë, duke brohoritur «Shqipni Etnike» dhe «O sa mirë me qenë shqiptar». Po ashtu brohoritën «Lirojeni Ballistin».




Për kualifikimin e Shqipërisë në «Euro2016» kanë bërë një foto para shtatores së Zahir Pajazitit dhe kanë vazhduar marshi nga rruga «George Bush», shkruan Koha.net.

Në këtë marshim ishin edhe nxënësit e shkollës «Xhevdet Doda». Kurse ky marshim i tyre ishte edhe në përcjellje të Policisë së Kosovës.

https://i0.wp.com/cms.koha.net/cms/f/u/20151012101658239.jpg?w=696

https://www.facebook.com/portalikohanet/videos/vb.121364578053756/407065976150280/?type=2&theater