Nxënësit e Halabakut të Podujevës e bojkotojnë mësimin

Halabak/Podujevë, 2 shtator – Nxënësit e fshatit Halabak të Podujevës nuk e kanë filluar mësimin të martën, si shkollat tjera të Kosovës.

Këtë ditë ata bashkë me prindërit kanë qëndruar para gërmadhave të objektit, që ishte djegur nga një person i panjohur më 25 gusht, shkruan sot «Koha Ditore».

Prindërit e nxënësve kanë marrë vendim që fëmijët të mos i dërgojnë në shkollën amë «Shefki Kuleta» në fshatin Tërrnavë, një zgjidhje e ofruar nga Komuna e Podujevës (derisa të ndërtohet objekti i ri nga MASHT-i, që pritet të fillojë vitin tjetër).

Banorët e Halabakut kërkojnë që kjo t’u garantohet me shkrim nga zyrtarët komunalë, ose nuk do të heqin dorë nga mosdërgimi i fëmijëve në shkollën e Tërrnavës.