Numri i azilkërkuesve në Zvicër dhe Europë

Rritja e numrit të azilkërkuesve në Zvicër nuk po shkon duke u rritur as përafërsisht sikurse në pjesën tjetër të Europës, pohon Berner Zeitung.

Është fushata e Partisë Popullore Zvicerane SVP se gjoja azilantët po e vërshojnë Zvicrën, që e shtyn medien ta shohë situatën pak më nga afër. Nga partia përkujtojnë – transmeton media – që në kohën e Blocherit si ministër numri i refugjatë kishtë rënë ndjeshëm, ndërsa ministrat tjerë e paskëshin qullosur punën. Duke mos e kursyer as kryetaren e Qeverisë, Simonetta Sommaruga dhe duke mos ndaluar as para statistikave zyrtare.

Në Zvicër numri i refugjatëve nga 2013-ta në 2014-tën është rritur për 11 për qind. Në Gjermani ajo shkon në 58 për qind, ndërsa në Austri – në 60 për qind. Mesatarja europiane shkon në 40 për qind. Në vitn 2014 vetëm 3,8 për qind e azilkërkuesve të ardhur në Europë i ranë Zvicrës. Kjo i bie më pak se në kohën e Blocher-it, vërenë mdia, kur vlerat më të ulëta shkonin në 4,1 për qind. Në 2012-tën përqindja e azilantëve që i ishin drejtuar Europës dhe që ngelën në Zvicër kishte mbërritur në 8, nga kjo kohë ajo kishte shkuar duke rënë. Dhe tencenca e rënies lidhet me proceduarat e përshpejtuara të trajtimit të aplikimeve. Shkurt: Nuk ka elemente statistikore që sugjerojnë se Zvicra është një vend atraktiv për refugjatët, sikurse pretendon SVP-ja.

Megjithatë, media konstaton që kontributi i Zvicrës në çështjen e azilantëve është i madh. Për kokë banori, Zvicrës i bien shumë azilkërkues. Në 2014-tën Austrisë dhe Hungarisë i binin më shumë azilkërkues për kokë banori se Zvicrës. Në 2014-tën Zvicra ishte vendi i pestë në Europë me më shumë refugjatë, pas Suedisë, Hungarisë, Austrisë dhe Maltës. Nëse këtë vit vazhdon si deri më tani, edhe Gjermania do ia kalojë Zvicrës. Në total, Zvicra ecë në të njëjtin hap me Europën, sa i përket pranimit të refugjatëve. Media ka dilema se numri i azilkërkuesve mund të kontrollohet. Lidhur me erën Blocher, ajo konstaton: Ose ai ishte vërtet kaq i fuqishëm dhe i ndryshoi valët e refugjatëve në të gjithë Europën, ose kishte shumë fat. ks