Nuk ndalohen veturat për rastet sociale

Këshilli Kantonal i Cyrihut e rrëzon ndalimin veturave për personat me ndihmë sociale.

Parlamenti i Cyrihut e kishte miratuar në lexim të parë ligjin për heqjen e veturave personave me ndihmë sociale. Kjo do të nënkuptonte heqjen e shpenzimeve të padomosdoshme për veturë nga shuma e caktuar për ndihmë sociale. Sot Këshilli në mënyrë të papritur e rrëzon këtë ligj me një rezultat të ngushtë votash prej 85 me 81. Kështu njofton sot Tages Anzeiger.

Argumentat e kundërshtarëve të draftit fillestar të ligjit, se ai nuk sjell asnjë dobi në përpjekjet kundër abuzimit. Ndalimi i veturave ishte konsideruar si një masë joproporcionale dhe juridikisht e paqëndrueshme. Gjykatat e kantoneve të Soloturnit, Graubündenit dhe Qytetit të Bazelit paragrafë të ngjashëm i kishin rrëzuar si të palejuar.

Për ndalimin e veturave për personat me ndihmë sociale ishin deklaruar SVP-ja, FDP-ja, CVP-ja dhe ndonjë deputet i GLP-së dhe EDU-së. Ideja ishte forcimi i autoriteteve të enteve sociale. / ks