Nuk dua trëndafila

Foto: Shutterstock



Nuk dua trëndafila, për t’i pasur ashtu kot.
I dua vetëm kur nuk mund t’i zgjedh
Çfarë mund të bëj me gjërat sot
që çdo dorë mund t’i mbledh?

Nuk e dua natën nëse agimin që vjen
nuk e ka tretur në kaltërsi dhe ar.
Atë që shpirti im nuk e njeh dhe më bren
është ajo që dua ta kem sa më parë.

Përse?… Nëse do ta dija, nuk do bëja dot
vargje për të thënë që akoma nuk e di.
Kam shpirtin tim të varfër dhe të ftohtë…
Ah, me çfarë lëmoshe do ta ngroh përsëri?…