Nobelisti dhe i mbijetuari i Auswitchit: «Myslimanët po vërshojnë, pushtojnë dhe shkatërrojnë Evropën»

Shrkimtari hungarez, Imre Kertész, laureat i çmimit Nobel shkrehet kundër politikave të Europës për pranimin e emigrantëve nga vendet e botës së tretë.

Foto: Spectral-Design / Shutterstock.com



Myslimanët po vërshojnë, pushtojnë dhe shkatërrojnë Evropën.

Shkrimtari hebraik hungarez dhe i mbijetuari i Holokaustit, Imre Kertész, i cili ka fituar Nobelin për letërsi më 2002, tani drejton kritika të ashpra ndaj elitës politike perëndimore për vendimin për të lejuar Evropën të ndryshojë popullsinë e saj nëpërmjet imigrimit masiv nga vendet e botës së tretë.

Në librin e tij, «The Last Refuge», Kertész ka dënuar ashpër dhe fuqishëm ata që janë në pushtet për mënyrën e qeverisjes së kontinentit.

Në librin e tij, Kertész, i cili në moshën pesëmbëdhjetëvjeçare ishte transferuar në Auschëitz, por mbijetoi dhe nisi karrierën e shkrimtarit, kriitikon përpjen e të majtës liberale për të zëvendësuar kulturën evropiane me imigrim masiv, veçanërisht nga vendet myslimane nga bota e tretë.

«Evropën do ta marrë pusi për shkak të liberalizmit të mëparshëm që është dëshmuar fëmijëror dhe vetëvrasës. Evropa prodhoi Hitlerin, dhe ja ku është Hitleri në një kontinent pa asnjë argument: islamit i janë hapur dyert: askush më nuk ka guxim të flasë për racën dhe religjionin, e njëkohësisht islami e njeh vetëm gjuhën e urrejtjes kundër të gjitha racave dhe religjioneve të tjera», shkruan Kertész në librin e tij.

85-vjeçari që ka fituar Nobelin për letësi vazhdon:

«Dua të them disa fjalë edhe për politikën…Pastaj do të flas se si myslimanët po vërshojnë, pushtojnë pa ndonjë kusht, shkatërrojnë Evropën: për atë se çfarë lidhje ka Evropa me këtë, për liberalizmin vetëvrasës dhe për demokracinë pa krye…gjithnjë mbaron me të njëjtin avaz: civilizimi arrin një fazë pjekurie ku jo vetëm që nuk është i zoti të mrojë veten, por duket se në mënyrë të papërgjegjshme i beson afrmikut të tij».

Imre Kertész, lindur më 1929, është autor hungarez, i mbijetuar në kampin e përqendrimit në Holokaust, dhe fitues i Nobelit për letërssi më 2002, «për shkrimin që lartëson përvojën e brishtë të individuales kundër arbitraritetit barbar të historisë».

(«10news.dk»)