Njollë

Foto: Shutterstock



Ne s`na zuri gjumi, të shtrirë ishim në orën e kurdisur

Të dhimbjes

Dhe akrepat i harkuam si kallamat,

Dhe ata u kthyen vrikthi e kohën fshikulluan

Deri në përgjakje,

Dhe ti flet muzgut që bie,

Dhe dymbëdhjetë herë i thashë, o ti natë e fjalëve të tua,

Dhe ajo u çil dhe mbeti e hapur,

Dhe unë i vura njërin sy në prehër e tjetrin ta enda ty mbi flokë,

Dhe midis të dyve mbështolla fitilin, venën e hapur-

Një vetëtimë rishtare kapërceu ujërash.

 

Përktheu: Ana Kove