Njoftim

Ewa Lipska. Foto: Danuta Łomaczewska/EAST NEWS



Zotat e gjithë botës bashkohuni
Themeloni një parti mbi zemrën dhe mëlçinë
Lironi shpërndarësin e qumështit
I cili në orën pesë të mëngjesit
Davarit mjegullën e mëngjesit
Dhe këndon këngë për lirinë

Përktheu nga gjuha polake: Mazllum SANEJA

Ewa Lipska është pa mëdyshje një nga poeteshat më të shquara të letërsisë bashkëkohëse polake krahas Visllava Shimborskës. U lind më 1945 në Krakov. Kreu filozofinë dhe historinë e artit në Universitetin e famshëm të Jagiellonëve në Krakov. Sipas vlerësimeve të kritikës letrare, Ewa Lipska është një nga emrat më më serioz dhe më të njohur në poezinë moderne polake në botë. E përkthyer në shumë gjuhë dhe e prezantuar me vëllime të veçanta në SHBA,Angli, Austri, Gjermani, Francë, Spanjë, Itali,Hungari, Suedi,Danimarkë, Rumani, Iyrael, Kosovë etj. E lauruar me shpërblime dhe mirënjohje prestigjioze në fushën e letërsisë në Poloni dhe në botë. Deri më tani Ewa Lipska shkroi dhe botoi më se 27 libra, në mes tjerash: «Vdekja e gjallë», «Vëllimi i parë i poezive», «Vëllimi i dytë i poezive», «Mësohu me vdekjen», «Poezi të zgjedhura», «Pushimet e mizantropit», «Dyqanet zoologjike», «Bursistët e kohës», «Sekwens», «Kujdes shkallët», «Unë», «Diku gjetiu», etj. etj. Duke qenë një poeteshë e kursyer në fjalë, e papërsëritur në sintaksën poetike, gjithnjë gjendet në kërkim të mjeteve të reja shprehëse artistike, që përmes metaforës dhe paradoksit – na befason me origjinalitetin e idesë, të konceptit, invencionin e asociacioneve dhe konceptin e të jashtëzakonshmes. Duke lexuar me kujdes poezinë e Ewa Lipskes gjithnjë kam përshtypjen se kjo poezi është diagnozë e hidhur për botën në fillim të mijëvjeçarit të ri. Le të themi për fund se, tërë poezinë e Eva Lipskes e karakterizon saktësia e jashtëzakonshme e fjalës dhe elementi i fuqishëm i ironisë. (M.S.)