Njeriu me shumë ditëlindje




Rexhep Rifati mbush gjysëm shekulli si gazetar. Të tillë e bëri jeta në Kosovë. Gjith kohës e kanë ndjekur shëndeti i lig dhe policia serbe. Strehimi në Zvicër i dha liri, sukseset e diasporës shqiptare e motivojnë.

Kujtim SHABANI

Ku janë tubuar pesë shqiptarë për një manifestim apo promovim, aty është Baca Rexhë. Rexhep Rifati nuk është i përpiktë, ai në takim duket gjithmonë përpara kohës së caktuar! Me padurim i pret sukseset e diasporës shqiptare në Zvicër.

Këtë vit mbushen 50 mote nga fillimi i veprimtarisë së tij në gazetari, 19 prej të cialave i ka zhvilluar në Zvicër. Numrin e artikujve të realizuar deri tani nuk e di ta thotë. «Vetëm nga aktiviteti gazetaresk në Zvicër kam një arkiv prej rreth 300 giga-bajtësh me tekste dhe fotografi», rrëfen Rexhep Rifati. Një artikull për të nuk është botuar ndonjëherë. Për Rexhep Rifatin kanë raportur vetëm Amnesty International dhe Human Rights Watch.

Jeta dhe shkollat e saj

Baca Rexhë ka së paku dy ditëlindje. Realisht ai ka ardhur në jetë me 28 maj 1942 në fshatin Komogllavë të Ferizajit. Katër klasët e para të shkollës fillore i kreu në fshat. Për shkak të shëndetit të lig dhe qëndrimeve nëpër spitale të ndryshme, ku i hoqën edhe një pjesë të mushkërisë, nuk mundi të vazhdojë arsimin. Shkollimi nga klasa e pestë vijohej në Ferizaj, tetë kilomatra larg Komogllavës. «Atëbotë tuberkulozi bënte kërdinë», kujtohet Baca Rexhë. Nga nëntë anëtarë, sa numëronte familja, ngelën vetëm tre. «Familja e vëllait u shua fare», rrëfen ai. Shkollën fillore Rifati e vazhdoi pas gjashtë vitesh, natën. Që të kapte këtë kusht, duhej përshtatur moshën, për këtë u zgjodh 17 marsi 1945 si datëlindje e tij.

Rifati kishte njohur vetëm shijen e hidhur të jetës: varfëri, sëmundje, diskriminim dhe dhunë shtetërore. Ndër momentet e rralla të lumturisë në moshën e rinisë ishte martesa me Hamiden.

Nga koha në normalen e Ferizajit i kujtohet vizita e specialistëve federal për planifikim familjar. Ata i instruktonin normalistët që si mësues të ardhshëm t’i bindnin prindërit e nxënësve të lindnin pak fëmijë. Rexhep Rifati dhe shokët e tij u betuan që këtë politikë ta kundërshtonin të parët me shembullin e tyre. Ai bëri minimumin e asaj që ishin marrë vesh me shokë: gjashtë fëmijë.

Dy figura kanë luajtur rol në formimin e personalitetit të Rexhep Rifatit. Njëri ishte Sadik Tafashiku, një gjakovar që kishte vuajtur dënime në të gjitha burgjet e Jugosllavisë dhe jetonte në Ferizaj. Ai ishte akuizitor i librit në fshatrat e Kosovës, i dërgonte ato në këmbë apo me bicikletë. «Tafashiku citonte përmendësh fragmente të tërë nga vepra e klasikëve të letërsisë botërore», tregon me admirim Baca Rexhë. Tjetri ishte prefekti i Kaçanikut në vitet e 60-a, Sali Bajra. Ky kishte fituar respektin e qytetarëve sepse ia kishte treguar vendin policisë maqedonase. Ai ia kishte ndaluar asaj zakonin e veprimit në territorin e Kosovës. Me rastin e tërmetit të Dibrës në vitin 1968 Bajra kishte mbledhur një kamion me ndihma në komunën e tij dhe i kishte dërguar vet në Dibër.

Në vitin 1967 Rexhep Rifati filloi me korrespondencë studimet për gjuhë dhe letërsi në Universitetin e Prishtinës. Ato i përfundoi për katër vite e gjysëm. «Ndërkaq pesë vite e zvarrita marrjen e patentshoferit», shton ai me humor.

Pash më pash nëpër Kosovë

Aktivitetin gazetaresk Rexhep Rifati e ka filluar si normalist. Ai nuk mund të ishte indiferent ndaj mjerimit, analfabetizmit, diskriminimit, shpërnguljeve, të cilat ishin rendi i ditës në Kosovën e atyre viteve. Gjatë kohës së studimeve në universitet, Rifati tanimë ishte në marrëdhënie pune me gazetën Rilindja.

Ai kryesisht ka mbuluar ngjarjet në komunën e Ferizajit. Më së shumti ka shkruar raporte dhe reportazhe, por edhe komente. Vetura legjendare Fico nuk ka shërbyer ndonjëherë për ndonjë gjë më fisnike se puna e gazetarëve të Rilindjes; me një të tillë Rifati ka shëtitur dhe njohur jetën në gjithë Kosovën dhe vise të tjera të Jugosllavisë. Administrata, shkollat, fabrikat, minierat, stanet ishin adresa e tij për ditë të tëra. Artikulli i parë i Rexhep Rifatit flet për një kadet nga vendlindja e tij në një shkollë aviacioni të Jugosllavisë, Ali Aliu. Karrierën e tij Rifati e ka ndjekur edhe më vonë.

Rilindja në atë kohë kishte një tirazh prej 30’000 ekzemplarësh. «Edicionet e fundvitit shkonin deri në 100’000 kopje», tregon Rifati. Edhe rrogat e gazetarëve ishin të dinjitetshme. «Ato i mbërrinin të ardhurat e një mërgimtari në Gjermani», dëshmon ai. Për këtë ai duhej të botonte tetë artikuj në muaj. Rifati realizonte 30 deri 40 të tillë. Dy-tre ngjarje në ditë ndiqte gazetari. «Atëherë kishte kritere të rrepta për gazetar», pohon ai.

«Gazetaria ka qenë gjithmonë një profesion i vështirë», dëshmon Rifati dhe shton: «Por më shumë i tillë ka qenë në vitet e 90-a». Ai edhe më parë kishte pasur shtatë-tetë herë ndalim botimi për shkak të raportimeve të papëlqyeshme për sistemin. Në të 90-at represioni ishte shtuar: Rexhep Rifati shtatë-tetë herë ishte burgosur dhe malltretuar nga policia serbe. Herën e fundit ia kishin hequr litarin nga fyti vetëm kur kishin menduar se deregjeja në të cilën e kishin katandisur ishte më e rënde se vrasja. Rasti i tij është nga dokumentuar nga Amnesty International dhe Human Rights Watch.

Zenit në Perëndim

Për më pak se dy muaj autoritetet zvicerane pranuan kërkesën e Rifatit për azil politik në Zvicër. Me 1 nëntor të vitit 1995 ai filloi një jetë të re. Sakaq u strehua në azilin e tij të amshueshëm: gazetari. Në fillim shkroi për gazetën Bota sot. Më pas ka punuar për edicionet e Faktit si dhe revistat Albsuisse, Tung etj. Gjithmonë vullnetarisht. «Në fakt më janë kompensuar kryesisht shpenzimet e udhëtimit me tren edhe në pikat më të largëta të Zvicrës», thot ai.

Me shkrimet e tij Rifati replikon me raportimet tendencioze të mediave vendase mbi rekordet e kriminalitetit të shqiptarëve. Baca Rexhë betohet se në indeksin e një studenti shqiptar në Zvicër ka parë notën 6.3! Gjeografia dhe historia e njohjeve të shqiptarëve gjatë qëndrimit në Zvicër është zgjeruar dhe thelluar. Në celularin e tij ai ka qidra kontakte, ndërsa në Facebook fiton çdo ditë nga 10-15 miq. Momentalisht numëron rreth 2’000 të tillë.

Kulminacioni i aktivitetit së Rexhep Rifatit në gazetari është botimi i librit «Shqiptarët në Zvicër – 1001 pamje». Aty ai ka dokumentuar në mënyrë të përmbledhur vrojtimet e tij gazetareske të diasporës shqiptare në shtetin helvetik. Realizuesin teknik të librit, Skender Hajdari, e konsideron bashkëautor të tij. «Daljen e librit e kam shtyrë disa herë, duke përfshirë sukseset më të reja të shqiptarëve në Zvicër», rrëfen Rifati dhe shton: «Druaj se prapë më kanë ikur plot gjëra». Libri voluminoz dhe me shumë fotografi është sponsorizuar nga afaristë shqiptarë në Zvicër. Një pjesë e ardhurave nga shitja e tij do të investohen në botimin e librit në gjuhët e Zvicrës, të tjerat shkojnë në një fondacion bursash për studentë në Kosovë, të cilin e ka themeluar para 20 vitesh me disa afaristë lokal. Ai deri tani ka sponsorizuar studimet e mbi 117 studentëve. «Vetëm shoqata Ferizaj nga Zvicra ka dhuruar mbi 40’000 franga zvicerane», mirënjeh Baca Rexhë.

Rexhep Rifati para 45 viteve themeloi shoqërinë kulturo-artistike «Kastriotët», e cila është aktive edhe sot e kësaj dite. Prej pesë muajsh, bashkë me Skender Hajdarin, ai prodhon një medium elektronik në Zvicër – portalin prointegra.ch. «Ai ndjek aktivitetet e diasporës shqiptare këtu dhe relacionet me palën zvicerane», thekson Rexhep Rifati.

Gazetarët shqiptarë shpeshherë kanë pasur fatkeqësinë që mediat e tyre t’i udhëheqin afaristë me ambicie përfitimi material, vëren Rifati. Ai edhe te mediat në gjuhën shqipe sheh prirjen t’i drejtohen më shumë opinionit zviceran se atij shqiptar. «Jo rrallë në këto media raportohet në mënyrë tendencioze mbi mërgimtarët, sa edhe në vendlindje ka një opinion të keq për diasporën», konstaton Rifati. Kualitetin e gazetarisë kosovare, mendon ai, e përcakton edhe periudha e arsimit në rrethanat e okupimit. «Dhe patjetër politizimi i tepruar», shton gazetari me përvojë.

Rexhep Rifati nuk është në asnjë parti politike. Lidhjen Demokratike të Kosovës e lëshoi pas më pak se dy vite anëtarësie për shkak të politikave të saj jo gjithmonë të qarta në lidhje me organizimet kulturore. Atij i mjaftoi shëndeti i lig që e ndoqi edhe në Zvicër. Rifati u është nënshtruar tre operacioneve të vështira në zemër. Dhe secilën herë është ngritur e ka vazhduar ende më i motivuar. Meraku i tij është kujdesi i vakët i shqiptarëve për miqt e tyre dhe e ardhmja e fëmijëve shqiptarë në Zvicër. «Këta duhet të jetojnë aty ku mund të përfitojnë më shumë për vete dhe të japin më së shumti nga vetja», përfundon Rexhep Rifati.Rexhep Rifati mbush gjysëm shekulli si gazetar. Të tillë e bëri jeta në Kosovë. Gjith kohës e kanë ndjekur shëndeti i lig dhe policia serbe. Strehimi në Zvicër i dha liri, sukseset e diasporës shqiptare e motivojnë.

Kujtim SHABANI

Ku janë tubuar pesë shqiptarë për një manifestim apo promovim, aty është Baca Rexhë. Rexhep Rifati nuk është i përpiktë, ai në takim duket gjithmonë përpara kohës së caktuar! Me padurim i pret sukseset e diasporës shqiptare në Zvicër.

Këtë vit mbushen 50 mote nga fillimi i veprimtarisë së tij në gazetari, 19 prej të cialave i ka zhvilluar në Zvicër. Numrin e artikujve të realizuar deri tani nuk e di ta thotë. «Vetëm nga aktiviteti gazetaresk në Zvicër kam një arkiv prej rreth 300 giga-bajtësh me tekste dhe fotografi», rrëfen Rexhep Rifati. Një artikull për të nuk është botuar ndonjëherë. Për Rexhep Rifatin kanë raportur vetëm Amnesty International dhe Human Rights Watch.

Jeta dhe shkollat e saj

Baca Rexhë ka së paku dy ditëlindje. Realisht ai ka ardhur në jetë me 28 maj 1942 në fshatin Komogllavë të Ferizajit. Katër klasët e para të shkollës fillore i kreu në fshat. Për shkak të shëndetit të lig dhe qëndrimeve nëpër spitale të ndryshme, ku i hoqën edhe një pjesë të mushkërisë, nuk mundi të vazhdojë arsimin. Shkollimi nga klasa e pestë vijohej në Ferizaj, tetë kilomatra larg Komogllavës. «Atëbotë tuberkulozi bënte kërdinë», kujtohet Baca Rexhë. Nga nëntë anëtarë, sa numëronte familja, ngelën vetëm tre. «Familja e vëllait u shua fare», rrëfen ai. Shkollën fillore Rifati e vazhdoi pas gjashtë vitesh, natën. Që të kapte këtë kusht, duhej përshtatur moshën, për këtë u zgjodh 17 marsi 1945 si datëlindje e tij.

Rifati kishte njohur vetëm shijen e hidhur të jetës: varfëri, sëmundje, diskriminim dhe dhunë shtetërore. Ndër momentet e rralla të lumturisë në moshën e rinisë ishte martesa me Hamiden.

Nga koha në normalen e Ferizajit i kujtohet vizita e specialistëve federal për planifikim familjar. Ata i instruktonin normalistët që si mësues të ardhshëm t’i bindnin prindërit e nxënësve të lindnin pak fëmijë. Rexhep Rifati dhe shokët e tij u betuan që këtë politikë ta kundërshtonin të parët me shembullin e tyre. Ai bëri minimumin e asaj që ishin marrë vesh me shokë: gjashtë fëmijë.

Dy figura kanë luajtur rol në formimin e personalitetit të Rexhep Rifatit. Njëri ishte Sadik Tafashiku, një gjakovar që kishte vuajtur dënime në të gjitha burgjet e Jugosllavisë dhe jetonte në Ferizaj. Ai ishte akuizitor i librit në fshatrat e Kosovës, i dërgonte ato në këmbë apo me bicikletë. «Tafashiku citonte përmendësh fragmente të tërë nga vepra e klasikëve të letërsisë botërore», tregon me admirim Baca Rexhë. Tjetri ishte prefekti i Kaçanikut në vitet e 60-a, Sali Bajra. Ky kishte fituar respektin e qytetarëve sepse ia kishte treguar vendin policisë maqedonase. Ai ia kishte ndaluar asaj zakonin e veprimit në territorin e Kosovës. Me rastin e tërmetit të Dibrës në vitin 1968 Bajra kishte mbledhur një kamion me ndihma në komunën e tij dhe i kishte dërguar vet në Dibër.

Në vitin 1967 Rexhep Rifati filloi me korrespondencë studimet për gjuhë dhe letërsi në Universitetin e Prishtinës. Ato i përfundoi për katër vite e gjysëm. «Ndërkaq pesë vite e zvarrita marrjen e patentshoferit», shton ai me humor.

Pash më pash nëpër Kosovë

Aktivitetin gazetaresk Rexhep Rifati e ka filluar si normalist. Ai nuk mund të ishte indiferent ndaj mjerimit, analfabetizmit, diskriminimit, shpërnguljeve, të cilat ishin rendi i ditës në Kosovën e atyre viteve. Gjatë kohës së studimeve në universitet, Rifati tanimë ishte në marrëdhënie pune me gazetën Rilindja.

Ai kryesisht ka mbuluar ngjarjet në komunën e Ferizajit. Më së shumti ka shkruar raporte dhe reportazhe, por edhe komente. Vetura legjendare Fico nuk ka shërbyer ndonjëherë për ndonjë gjë më fisnike se puna e gazetarëve të Rilindjes; me një të tillë Rifati ka shëtitur dhe njohur jetën në gjithë Kosovën dhe vise të tjera të Jugosllavisë. Administrata, shkollat, fabrikat, minierat, stanet ishin adresa e tij për ditë të tëra. Artikulli i parë i Rexhep Rifatit flet për një kadet nga vendlindja e tij në një shkollë aviacioni të Jugosllavisë, Ali Aliu. Karrierën e tij Rifati e ka ndjekur edhe më vonë.

Rilindja në atë kohë kishte një tirazh prej 30’000 ekzemplarësh. «Edicionet e fundvitit shkonin deri në 100’000 kopje», tregon Rifati. Edhe rrogat e gazetarëve ishin të dinjitetshme. «Ato i mbërrinin të ardhurat e një mërgimtari në Gjermani», dëshmon ai. Për këtë ai duhej të botonte tetë artikuj në muaj. Rifati realizonte 30 deri 40 të tillë. Dy-tre ngjarje në ditë ndiqte gazetari. «Atëherë kishte kritere të rrepta për gazetar», pohon ai.

«Gazetaria ka qenë gjithmonë një profesion i vështirë», dëshmon Rifati dhe shton: «Por më shumë i tillë ka qenë në vitet e 90-a». Ai edhe më parë kishte pasur shtatë-tetë herë ndalim botimi për shkak të raportimeve të papëlqyeshme për sistemin. Në të 90-at represioni ishte shtuar: Rexhep Rifati shtatë-tetë herë ishte burgosur dhe malltretuar nga policia serbe. Herën e fundit ia kishin hequr litarin nga fyti vetëm kur kishin menduar se deregjeja në të cilën e kishin katandisur ishte më e rënde se vrasja. Rasti i tij është nga dokumentuar nga Amnesty International dhe Human Rights Watch.

Zenit në Perëndim

Për më pak se dy muaj autoritetet zvicerane pranuan kërkesën e Rifatit për azil politik në Zvicër. Me 1 nëntor të vitit 1995 ai filloi një jetë të re. Sakaq u strehua në azilin e tij të amshueshëm: gazetari. Në fillim shkroi për gazetën Bota sot. Më pas ka punuar për edicionet e Faktit si dhe revistat Albsuisse, Tung etj. Gjithmonë vullnetarisht. «Në fakt më janë kompensuar kryesisht shpenzimet e udhëtimit me tren edhe në pikat më të largëta të Zvicrës», thot ai.

Me shkrimet e tij Rifati replikon me raportimet tendencioze të mediave vendase mbi rekordet e kriminalitetit të shqiptarëve. Baca Rexhë betohet se në indeksin e një studenti shqiptar në Zvicër ka parë notën 6.3! Gjeografia dhe historia e njohjeve të shqiptarëve gjatë qëndrimit në Zvicër është zgjeruar dhe thelluar. Në celularin e tij ai ka qidra kontakte, ndërsa në Facebook fiton çdo ditë nga 10-15 miq. Momentalisht numëron rreth 2’000 të tillë.

Kulminacioni i aktivitetit së Rexhep Rifatit në gazetari është botimi i librit «Shqiptarët në Zvicër – 1001 pamje». Aty ai ka dokumentuar në mënyrë të përmbledhur vrojtimet e tij gazetareske të diasporës shqiptare në shtetin helvetik. Realizuesin teknik të librit, Skender Hajdari, e konsideron bashkëautor të tij. «Daljen e librit e kam shtyrë disa herë, duke përfshirë sukseset më të reja të shqiptarëve në Zvicër», rrëfen Rifati dhe shton: «Druaj se prapë më kanë ikur plot gjëra». Libri voluminoz dhe me shumë fotografi është sponsorizuar nga afaristë shqiptarë në Zvicër. Një pjesë e ardhurave nga shitja e tij do të investohen në botimin e librit në gjuhët e Zvicrës, të tjerat shkojnë në një fondacion bursash për studentë në Kosovë, të cilin e ka themeluar para 20 vitesh me disa afaristë lokal. Ai deri tani ka sponsorizuar studimet e mbi 117 studentëve. «Vetëm shoqata Ferizaj nga Zvicra ka dhuruar mbi 40’000 franga zvicerane», mirënjeh Baca Rexhë.

Rexhep Rifati para 45 viteve themeloi shoqërinë kulturo-artistike «Kastriotët», e cila është aktive edhe sot e kësaj dite. Prej pesë muajsh, bashkë me Skender Hajdarin, ai prodhon një medium elektronik në Zvicër – portalin prointegra.ch. «Ai ndjek aktivitetet e diasporës shqiptare këtu dhe relacionet me palën zvicerane», thekson Rexhep Rifati.

Gazetarët shqiptarë shpeshherë kanë pasur fatkeqësinë që mediat e tyre t’i udhëheqin afaristë me ambicie përfitimi material, vëren Rifati. Ai edhe te mediat në gjuhën shqipe sheh prirjen t’i drejtohen më shumë opinionit zviceran se atij shqiptar. «Jo rrallë në këto media raportohet në mënyrë tendencioze mbi mërgimtarët, sa edhe në vendlindje ka një opinion të keq për diasporën», konstaton Rifati. Kualitetin e gazetarisë kosovare, mendon ai, e përcakton edhe periudha e arsimit në rrethanat e okupimit. «Dhe patjetër politizimi i tepruar», shton gazetari me përvojë.

Rexhep Rifati nuk është në asnjë parti politike. Lidhjen Demokratike të Kosovës e lëshoi pas më pak se dy vite anëtarësie për shkak të politikave të saj jo gjithmonë të qarta në lidhje me organizimet kulturore. Atij i mjaftoi shëndeti i lig që e ndoqi edhe në Zvicër. Rifati u është nënshtruar tre operacioneve të vështira në zemër. Dhe secilën herë është ngritur e ka vazhduar ende më i motivuar. Meraku i tij është kujdesi i vakët i shqiptarëve për miqt e tyre dhe e ardhmja e fëmijëve shqiptarë në Zvicër. «Këta duhet të jetojnë aty ku mund të përfitojnë më shumë për vete dhe të japin më së shumti nga vetja», përfundon Rexhep Rifati.