«Njerëzit që jetojnë në Zvicër duhet të mund të marrin pjesë në proceset politike këtu»

Jacqueline Fehr, SP, shkon e hapur dhe me guxim drejt së ardhmes. Ajo në zgjedhjet e 12 prillit 2015 kandidon për në Qeverinë e Kantonit të Cyrihut.

Intervistoi Kujtim SHABANI

Zonja Fehr, cila është e veçanta e zgjedhjeve, në prag të të cilave gjendemi?

Zgjedhjet do t’ia japin drejtimin Kantonit të Cyrihut. Çështja është nëse do të shkojmë përpara të hapur dhe me guxim, apo të ngurtësuar dhe me mendjengushtësi.

Ne i kemi letrat më të mira për të ardhmen, sidomos në çështjet e shkollimit, të shkencës dhe banimit. Qeveria e Kantonit të Cyrihut mund të ndihmojë konkretisht dhe fuqimisht që Cyrihu të mund ta shpalosë potencialin e tij. Si ministre kantonale dëshiroj ta jap kontributin tim.

Për parti të ndryshme zvicerane kandidojnë shumë persona me sfond migracioni shqiptar. E çmoni këtë transformim si shenjë të integrimit të këtij komuniteti, apo ndoshta deri më tani interesat e këtij grupi emigrantësh nuk u përfaqësuan mjaftueshëm?

Përfshirja në demokraci është skajshmërisht e rëndësishme dhe një shenjë kundër izolimit dhe përjashtimit. Pjesëmarrjen e komunitetit shqiptar në Partinë Socialdemokrate e përjetoj si një pasurim. Kjo e çon përpara politikën zvicerane, sepse llojllojshmëria e shoqërisë reflektohet në Parlament.

Çfarë mund të bëjë politika për zgjidhjen e problemeve të këtyre emigrantëve – paragjykimet me të cilat konfrontohen ata, mungesa e marrëveshjes për sigurimet shoqërore me Kosovën etj.?

SP-ja është partia që është angazhuar gjithmonë për të drejtat e emigranteve dhe emigrantëve – fundja aty duhet të fokusohemi pikësëpari. Njerëzit që banojnë në Zvicër duhet të mund të marrin pjesë edhe në proceset politike këtu. Kjo do të ndikonte shumë kundër paragjykimeve dhe çështjet qendrore të emigranteve e emigrantëve do t’i sillte në rendin e ditës edhe të partive të tjera.

Sa ka qenë i suksesshëm integrimi i shqiptarëve në Zvicër dhe cila është hisja e punës që duhet ta kryejë ky komunitet vetë në këtë çështje?

Si nga pala zvicerane, ashtu edhe nga ajo shqiptare janë arritur përparime të mëdha. Mirëpo vazhdon të ketë pengesa sistematike për shqiptarët, që janë të papranueshme. Probleme të mëdha me integrimin të shumtën e herës lindin aty ku ndahen familje të mëdha.

Pjesëmarrja në zgjedhje në Zvicër është relativisht e ulët. Si mund të inkurajohet participimi politik?

E drejta e votës për emigrantet dhe emigrantët që jetojnë këtu, natyralizime të lehtësuara, më shumë edukim politik në shkolla: kjo mund të ndihmojë në rritjen e pjesëmarrjes në proceset politike. Pjesëmarrja e ulët në zgjedhje është një shenjë alarmi për partitë e etabluara, kurse partitë «qytetare» janë në rregull me shumicën e tyre. Ato janë rrallë të interesuara të inkuadrojnë më shumë njerëz, nga frika se do ta humbin shumicën.

Foto: zVgJacqueline Fehr, SP, shkon e hapur dhe me guxim drejt së ardhmes. Ajo në zgjedhjet e 12 prillit 2015 kandidon për në Qeverinë e Kantonit të Cyrihut.

Foto: zVg