Njerëzit po shkojnë

Thomas Falcon Marshall. Emigrimi.



Njerëzit po shkojnë. Fshatrat
një ditë do të mbeten boshe.
Tashmë s’ka as patronë as shërbëtorë.

Por vetëm fshatarë pleq
që zhgurrisin nëpër kodrina
të rrëpinjta, duke shikuar
bijtë e tyre se si zhduken në largësi.

Përktheu: Adem GAJTANI