Njerëz mbi urë

Ilustrimi: Shutterstock



Një planet i çuditshëm dhe të çuditshëm këta njerëz mbi të.
I nënshtrohen kohës,por nuk duan ta njohin atë.
Kanë mënyra për të shprehur kundërshtimin e tyre.
Bëjnë figura si për shembull kjo.

Asgjë e veçantë në vështrim të parë.
Duket ujët.
Duket njëri prej brigjeve të saj.
Duket një barkë që mezi po lundron në atë rrymë.
Mbi ujët duket një urë dhe mbi urë duken njerëz.
Duken qartë njerëzit tek shpejtojnë hapin,
se pikërisht nga re e errët
filloi të bjerë një shi i vrullshëm.

Gjithë puna është që më tej nuk po ndodh asgjë.
Reja nuk ndryshon ngjyrë as formë.
Shiu as nuk shtohet, as nuk pushon.
Barka po lundron pa u tundur.
Njerëzit vrapojnë mbi urë
pikërisht atje, ku sapo kishin qenë.
Vështirë të shmangësh këtu një koment.
Kjo nuk është aspak një pamje e pafajshme.
Këtu koha u ndal.
Nuk merreshin parasysh ligjet e saj.
U hoq ndikimi në rrjedhën e ndodhive.
Atë e shpërfillën dhe e fyen.

Për çështjen e atij rebeli,
një farë Hiroshige Utagaëy,
(kjo qenie, e cila së fundi
prej kohësh dhe siç i takonte u zhduk),
koha u pengua dhe ra.