Një tempull për të gjitha kulturat

[Best_Wordpress_Gallery id=”44″ gal_title=”Pestalozzi”]

2’000 tituj shqip ka Biblioteka Pestalozzi Hardau në Cyrih. Ajo është një dhuratë e qytetit për komunitetin multikulturor. Drejtuesja e saj, Suela Jorgaqi, dëshmon: Kush i njeh mirë rrënjët e tij, është më kurioz edhe për kulturat e tjera.

Teksti dhe fotot Kujtim SHABANI

Biblioteka Pestalozzi Hardau në Cyrih – qelq dhe libra. Xhamat e përhapin dritën brenda, kurse librat – jashtë. Aty jeni gjithmonë të mirëseardhur. Jo vetëm sepse ‹zonja e shtëpisë› është shqiptare dhe për to mikpritja është e shenjtë. Në bibliotekë përfaqësuesit e komunitetit të lagjes janë si në shtëpi të vet. Ajo ofron tituj në 12 gjuhë: gjermane, shqipe, italiane, angleze, franceze, kroate, portugeze, serbe, spanjolle, tamile, turke dhe arabe. Në ambientet e saj, që nuk duken gjithmonë njëlloj, mund të lexoni, të shikoni, të dëgjoni dhe të diskutoni.

«Ishull» shqiptar në një lagje të Cyrihut

30’000 tituj numëron Biblioteka Pestalozzi Hardau në Cyrih. Dy të tretat janë në gjermanisht, mbi 30 për qind në gjuhë të komuniteteve që jetojnë në këtë qytet. «Rreth 2’000 tituj janë në shqip», tregon drejtoresha e filialit të kësaj biblioteke në Hardau, Suela Jorgaqi.

Biblioteka është e furnizuar me materiale për të gjitha shprehitë mediatike: filma, muzikë, revista që dalin në Zvicër dhe në vendet nga vijnë komunitetet që jetojnë në këtë lagje të Cyrihut. Shumica e titujve janë libra – literaturë artistike. Disa metra katror zënë raftet me libra shqip nga Ismail Kadare, Rexhep Qosja, Fatos Kongoli dhe shumë autorë të tjerë. Një territor ‹shqiptar›. Nga më fisnikët! Librat janë të shpërndarë në hapësirën e bibliotekës me sistem. Në vise të tjera të saj gjen «ishuj» me literaturë shqiptare: këndi i kuzhinës, udhërrëfyes, fjalorë etj. Fëmijët e kanë «parajsën» e vet. Përveç vitrinës së librit, qoshja e tyre e ka një kënd me kolltukë të gjerë për lexim dhe zbavitje.

Furnizimi i vazhdueshëm është në programin e bibliotekës. «Organizimi i botimeve më të reja është një kriter», pohon Suela Jorgaqi. Kuadri është i vëmendshëm ndaj dëshirave të lexuesve. «Kur dikush kërkon një libër të caktuar – dhe ky është në konceptin e bibliotekës – nëse e gjejmë, e blejmë», siguron ajo.

Gojë më gojë dhe derë më derë

Prej dy vjetësh, filialin e Bibliotekës Pestalozzi Hardau e udhëheq Suela Jorgaqi. Ai është hapur në gusht të vitit 2009 dhe financohet nga qyteti i Cyrihut. Bujaria e qytetit për ta mbajtur një institucion të tillë multikulturor lidhet me studimet, të cilat sugjerojnë që «kush i njeh më mirë rrënjët e veta, integrohet më shpejt në një shoqëri tjetër», shpjegon zonja Jorgaqi.

Pavarësisht vullnetit të mirë të qytetit, aranzhimi i këtij projekti nuk ka qenë gjëja më e lehtë. Ndër punët më të vështira është dëshmuar sensibilizimi i publikut. Jorgaqi: «Si t’i sillnim njerëzit këtu?» Për këtë është dashur një punë misionare. «Kemi rendur derë më derë, duke kërkuar emrat e shqiptarëve në kutitë postare…», rrëfen drejtoresha. Ata kanë shkruar në media për projektin dhe kanë informuar gojë më gojë më tutje.

Numri i lexuesve mund të ishte më i madh. «Shumë njerëz nuk dinë për ofertën tonë», është e sigurtë Jorgaqi. Anëtarësia për fëmijët deri 16 vjeç është falas. Për të rriturit, ajo shkon në 35 franga në vit. Me këtë ata mund të huazojnë dy tituj në muaj. «Për 60 franga mund të marrin 25 të tillë», thekson Jorgaqi. «Librat shqip me figura lexohen shumë, romanet fatkeqësisht jo!», konstaton drejtoresha, dhe vazhdon: «Shqiptarët për fëmijët marrin shumë, për vete pak. Ata gjithçka e bëjnë për fëmijët!» Nëse titujt në një gjuhë nuk ecin, oferta në këtë gjuhë tërhiqet.

Biblioteka – një «vend i tretë»

Një dimension i aktiviteteve të Bibliotekës Pestalozzi Hardau janë animacionet me nëna dhe fëmijë, të cilat i drejton një shqiptare tjetër – Trëndelina Jaha. Ato aty shkëmbejnë për tema të ndryshme. Çdo të mërkurë vijnë nga dhjetë gra me nga dy-tre fëmijë. «Këtu shqiptarët janë më aktivë», pohon zonja Jorgaqi, dhe vazhdon: «Fëmijët shqiptarë janë shumë entuziastë». Filiali angazhon shtatë bibliotekare dhe gjashtë animatore, të cilat paguhen nga biblioteka.

Në ambientet e bibliotekës mbahen organizime të ndryshme kulturore: promovime librash, takime autorësh, ekspozita etj. «Ne nuk rinovojmë vetëm librat, por edhe ambientet», tregon drejtoresha. Infrastruktura e bibliotekës është mobile, raftet dhe tavolinat janë të lëvizshme dhe hapësirat përshtaten për organizime të ndryshme. Suela Jorgaqi shpjegon: «Ideja është që biblioteka të shndërrohet në një ‹vend të tretë› ku ta kalojnë kohën banorët e lagjes, pos shtëpisë dhe dyqaneve».

Biblioteka Pestalozzi Hardau ka në dispozicion një sallë për 200 veta. Para një viti, këtu është organizuar një mbrëmje kulturore me Inva Mulën, pas një opere që ajo e kishte pasur në Cyrih. Me këtë rast kishin urdhëruar shqiptarë nga e gjithë Zvicra.

Një qytetare e Cyrihut me rrënjë korçare

Historia e Bibliotekës Pestalozzi do të ishte më pak frymëzuese pa kujdesin e Suela Jorgaqit. Sidomos për shqiptarët. Ajo jeton prej 14 vjetësh në Zvicër. Për të, «Cyrihu është një qytet ndërkombëtar». Jorgaqi vjen nga Tirana, ku kanë lindur edhe prindërit e saj. Po ajo flet me pasion për prejardhjen korçare të familjes. «Korça e ka ruajtur arkitekturën e vet të veçantë e elegancën karakteristike edhe në këto kohë të rrëmujshme të tranzicionit.»

Suela Jorgaqi ka mbaruar për gjermanistikë në Tiranë, në një shkollë të lartë të Churit në Zvicër i ka kryer studimet në shkencat e informacionit. Në Shqipëri ajo ka punuar edhe si gazetare. I kujtohet intervista që i ka bërë DJ Bobos gjatë qëndrimit të tij në Shqipëri.

Zonja Jorgaqi vazhdon të merret me shkrime. Bota e saj është libri, përkthimi është njëri ndër profesionet që ka. Ajo një ditë do të përkthejë një vepër nga shqipja në gjermanisht, ose anasjelltas. Puna në bibliotekë nuk i mjafton, Jorgaqi është edhe anëtare e Bordit të Shoqatës së Miqësisë Zvicër-Shqipëri.[Best_Wordpress_Gallery id=”44″ gal_title=”Pestalozzi”]

Zonja Jorgaqi vazhdon të merret me shkrime. Bota e saj është libri, përkthimi është njëri ndër profesionet që ka. Ajo një ditë do të përkthejë një vepër nga shqipja në gjermanisht, ose anasjelltas. Puna në bibliotekë nuk i mjafton, Jorgaqi është edhe anëtare e Bordit të Shoqatës së Miqësisë Zvicër-Shqipëri.