Një shmangje sportive

Kryeministrja Doris Leuthard e priti të premten kryeministrin shqiptar Edi Rama. Ai më me qejf foli për futbollin, se sa të merrej me pyetjet kritike të gazetarëve.




Sporti ngjit, kështu duket. Sepse vizita e sotme e kryeministrit shqiptar Edi Rama në Bern është tani më e dyta brenda një kohe të shkurtër, në të cilën në fokus kanë qenë arritjet sportive. Nga mesi i shkurtit presidenti austriak gjatë vizitës së tij inauguruese (në të njëjtën kohë në St. Moritz zhvillohej kampionati botëror i skijimit) adminirimin e tij për Zvicrën e shprehu me këto fjalë ledhatuese: «Madje as në sport Austria nuk ia kalon Zvicrës.»

Të premten pasdite në ambientet e stolisura të Oborrit të Lohnit, ku u prit për biseda zyrtare nga kryeministrja Doris Leuthard, Rama para gazetarëve tha: Ai i falënderohet Zvicrës në emër të vendit të tij edhe për përkrahjen e Kombëtares shqiptare të futbollit. Zvicra po i ndihmon Shqipërisë të fitojë. Për sqarim: Në kuadër të Kombëtares shqiptare lujnë për momentin gjashtë lojtarë me pasaportë zvicerane. Njëkohësisht, Rama tha: «Pa ne ju nuk ia dilni në kampionat.» A, po: Në Kombëtaren zvicerane luajnë (edhe) dy lojtarë me rrënjë kosovare-shqiptare: Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka.

Pranim azili

Me shpjegimet e tij sportive Rama iu shmang temave të rëndësishme: nga transportet e drogës me avionë të vegjël dhe implikimet e përfolura të mafjes së drogës në politikën shqiptare. Një pyetjeje në vazhdim të një gazetari lidhur me një ish polic shqiptar, i cili është vendosur në Zvicër, pasi atij në Shqipëri iu bë procesi sepse kishte zbuluar marifete të mafjes së dogës, Rama iu përgjigj me kaq: «Ah, ju gazetarët jeni gjithandej njëlloj».

Policit të apostrofuar këtë javë i është pranuar azili, siç raporton «Le Temps». Folco Galli nga Enti Federal për Policinë (BJ) konfirmon se Ambasada shqiptare në Bernë është njoftuar me një notë diplomatike të 29 marsit 2017, se ai e refuzon ekstradimin e ish nëpunësit të policisë mbi bazën e urdhrit të «Non-Refoulement»-it. BJ i ka informuar autoritetet shqiptare se ata e kanë mundësinë e shtrimit të kërkesës për një ndjekje substitutare penale.

25 milonë në vit për Shqipërinë

Aryseja e vërtetë e takimit ndërmjet Ramës dhe Leuthardit ishte kremtimi i 25-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike. Para një çerek shekulli Zvicra dhe Shqipëria kanë hapur ambasada në vendet respektive. Me këtë rast u nënshkruan edhe dy marrëveshje, një për programin e zhvillimit rajonal dhe një për orientimin e shkollimit profesional kah tregu i punës në Shqipëri.

Shefi i Drejtorisë për Zhvillim dhe Bashkëpunim, Manuel Sager, i cili është kompetent për këtë, në margjina të konferencës tha: Zvicra e ndihmon Shqipërinë në decentralizimin e vendit dhe në forcimin e aftësisë së saj konkuruese ekonomike, për ta përkrahur integrimin e saj në strukturat evropiane. Me rreth 25 milionë në vit, Zvicra është «investitori» i tretë më i madh në vit në Shqipëri në çështje të bashkëpunimit zhvillimor. Anasjelltas, bashkëpunimi zhvillimor zviceran 1 për qind të buxhetit e jep për Shqipërinë. Vendi bën pjesë në fqinjësinë e zgjeruar të Zvicrës, prandaj marrëdhëniet e mira janë me rëndësi. Zvicra përfiton nga rrethanat stabile. Fundja, edhe Diaspora shqiptare në Zvicër është e madhe: këtu jetojnë 250’000 shqipfolës.

(nzz.ch) ks