Një shakaxhi simpatik i politikës zvicerane shpreson të marrë votat e shqiptarëve




Politikani demokristian nga kantoni zviceran Jura, Pierre Kohler, është mik i kosovarëve, dashamirës i Kinës dhe adhurues i humorit. Tani Kohler synon të kthehet në politikën nacionale dhe kandidon për Këshillin e Kantoneve, dhomën e dytë të parlamentit zviceran.

Pierre Kohler gjendet gjithkund. Një ditë do ta shihni në një festë të komunitetit shqiptar në Delémont (Delsberg), kryeqyteti i kantonit zviceran Jura, ditën tjetër do të shfaqet në Kosovë, më konkretisht në cepin lindor të republikës – në Kamenicë – duke biseduar me udhëheqjen komunale për bashkëpunim dhe shkëmbim përvojash. Deri në janar 2015 Kohler ka qenë kryetar i Delémont-it. Tani ai ka shpallur ambiciet të luajë në ligën e parë të politikës zvicerane. Në vjeshtë në Zvicër do të mbahen zgjedhjet parlamentare dhe Kohler synon të zë një vend në Këshillin e Kantoneve, dhomën e dytë të parlamentit zviceran, e cila nganjëherë quhet edhe «chambre de reflexion», dhoma e reflektimit, pasi që shpesh i shqyrton dhe trajton ligjet e miratuara nga parlamenti i Zvicrës.

Kohler është politikan i partisë demokristiane të Zvicrës (CVP) dhe mes viteve 2003-2007 ka qenë deputet nacional. Gazeta «Neue Zürcher Zeitung» (NZZ) shkruan se në parlament Kohler ka rënë në sy si politikan jokonvencional, me prirje për humor dhe befasi. Për shembull sapo ishte futur në parlament ai kishte thënë se me dëshirë do të bëhej kryetar i partisë – ndonëse nuk kishte përvojë në nivel nacional dhe pothuaj nuk fliste gjermanisht. Një rregull i pashkruar politik në Zvicër thotë se sidomos kryetarët e partive politike duhet të flasin njërën nga gjuhët kombëtare të Zvicrës: gjermanisht – nëse politikani vjen nga Zvicra franceze, frëngjisht – nëse vjen nga Zvicra gjermane, gjermanisht ose frëngjisht – nëse politikani vjen nga Zvicra franceze.

Si politikan lokal Kohler kishte prodhuar vazhdimisht tituj për gazeta. Njëherë ishte zgjedhur «prince du carneval» (princ karnevali), herën tjetër i kishte lëshuar të bredhin ilegalisht në malet Freibergen disa cjepë. «Si deputet nacional ai më 2006 e solli në Zvicër gjysmëfinalen e zgjedhjes së Miss Kinës. Ai i la bukuroshet nga Azia të flenë në sanë dhe të pozojnë në bikini para akullnajave», shkruan NZZ. Sipas kësaj gazeta popullariteti i Pierre Kohler në diasporën kosovare do t’i ndihmojë atij në zgjedhjet parlamentar në tetor. Por ai ka kontakte të mira edhe me komunitete të tjera. Duke pasur parasysh se në kantonin Jura të huajt kanë të drejtë të votojnë në zgjedhjet për anëtarë të Këshillit të Kantoneve, Kohler mund të llogarit me mbështetje më të madhe. Kohler thotë: «Nga nëna ime kam mësuar gjënë më të rëndësishme në jetë: t’ju flas njerëzve për dore». Por kandidatura e Kohler nuk është ende definitive. Më 19 qershor kongresi i CVP-së në Jura do të vendosë për kandidatët. Rivale e Kohler është Anne Seydoux, e cila e përfaqëson Juran në Këshillin e Kantoneve që nga viti 2007. -lliPolitikani demokristian nga kantoni zviceran Jura, Pierre Kohler, është mik i kosovarëve, dashamirës i Kinës dhe adhurues i humorit. Tani Kohler synon të kthehet në politikën nacionale dhe kandidon për Këshillin e Kantoneve, dhomën e dytë të parlamentit zviceran.

Pierre Kohler gjendet gjithkund. Një ditë do ta shihni në një festë të komunitetit shqiptar në Delémont (Delsberg), kryeqyteti i kantonit zviceran Jura, ditën tjetër do të shfaqet në Kosovë, më konkretisht në cepin lindor të republikës – në Kamenicë – duke biseduar me udhëheqjen komunale për bashkëpunim dhe shkëmbim përvojash. Deri në janar 2015 Kohler ka qenë kryetar i Delémont-it. Tani ai ka shpallur ambiciet të luajë në ligën e parë të politikës zvicerane. Në vjeshtë në Zvicër do të mbahen zgjedhjet parlamentare dhe Kohler synon të zë një vend në Këshillin e Kantoneve, dhomën e dytë të parlamentit zviceran, e cila nganjëherë quhet edhe «chambre de reflexion», dhoma e reflektimit, pasi që shpesh i shqyrton dhe trajton ligjet e miratuara nga parlamenti i Zvicrës.

Kohler është politikan i partisë demokristiane të Zvicrës (CVP) dhe mes viteve 2003-2007 ka qenë deputet nacional. Gazeta «Neue Zürcher Zeitung» (NZZ) shkruan se në parlament Kohler ka rënë në sy si politikan jokonvencional, me prirje për humor dhe befasi. Për shembull sapo ishte futur në parlament ai kishte thënë se me dëshirë do të bëhej kryetar i partisë – ndonëse nuk kishte përvojë në nivel nacional dhe pothuaj nuk fliste gjermanisht. Një rregull i pashkruar politik në Zvicër thotë se sidomos kryetarët e partive politike duhet të flasin njërën nga gjuhët kombëtare të Zvicrës: gjermanisht – nëse politikani vjen nga Zvicra franceze, frëngjisht – nëse vjen nga Zvicra gjermane, gjermanisht ose frëngjisht – nëse politikani vjen nga Zvicra franceze.

Si politikan lokal Kohler kishte prodhuar vazhdimisht tituj për gazeta. Njëherë ishte zgjedhur «prince du carneval» (princ karnevali), herën tjetër i kishte lëshuar të bredhin ilegalisht në malet Freibergen disa cjepë. «Si deputet nacional ai më 2006 e solli në Zvicër gjysmëfinalen e zgjedhjes së Miss Kinës. Ai i la bukuroshet nga Azia të flenë në sanë dhe të pozojnë në bikini para akullnajave», shkruan NZZ. Sipas kësaj gazeta popullariteti i Pierre Kohler në diasporën kosovare do t’i ndihmojë atij në zgjedhjet parlamentar në tetor. Por ai ka kontakte të mira edhe me komunitete të tjera. Duke pasur parasysh se në kantonin Jura të huajt kanë të drejtë të votojnë në zgjedhjet për anëtarë të Këshillit të Kantoneve, Kohler mund të llogarit me mbështetje më të madhe. Kohler thotë: «Nga nëna ime kam mësuar gjënë më të rëndësishme në jetë: t’ju flas njerëzve për dore». Por kandidatura e Kohler nuk është ende definitive. Më 19 qershor kongresi i CVP-së në Jura do të vendosë për kandidatët. Rivale e Kohler është Anne Seydoux, e cila e përfaqëson Juran në Këshillin e Kantoneve që nga viti 2007. -lli