Një rrëfim fantastiko-statistikor për jetën e zviceranëve

Enti Statistikor Zviceran ka të dhëna për shumë fusha të jetës në Zvicër, duke filluar nga inventari i shtëpive deri te shprehitë intime të qytetarëve. Gazeta «20 Minuten» e imagjinon një ditë të një zvicerani mesatar, duke ndërtuar edhe detaje të jetës sociale në mëyrë fiktive.

Emri i grave më i përhapur në Zvicër është Maria, pastaj vijnë Anna dhe Ruth. Kurse emri i burrave më i përhapur është Peter, pastaj vijnë Daniel dhe Hans. Për kokë banori, zviceranët konsumojnë 120,9 kg fruta në vit; 105,9 kg perime; 90,9 kg drithëra; 45,5 kg patate; 36,4 kg sheqer; 16,2 kg vajra bimësh dhe yndyrë; 1,20 kg mjalt; 252,4 kg qumësht dhe produkte të tij; 50,40 kg mish; 11,5 kg vezë dhe 7,5 kg peshk. Nga viti 1981 numri i zviceranëve që ndjekin një zanat shënon një rënie të lehtë, ndërsa është trefishuar numri i atyre që vazhdojnë studimet.

Peter Müller, 40 vjeç, qëndron në kauçin e tij të kaltërt në sallonin e banesës katër-dhomëshe. Ai banon bashkë me bashkëshorten Marian dhe fëmijët Luca dhe Laura. Kur kishte lindur fëmija e tyre e parë, Maria kishte qenë 30,4 vjeçare; në lindjen e dytë, ajo kishte qenë vetëm dy vjt më e moshuar. Ndërkaq Luca dhe Laura tani janë njëmbëdhjetë dhe nëntë vjeç.

Shtëpia ku banon familja është ndërtuar në vitet e ’60-ta. Përveç kauçit, i cili është një hit i dhjetëvjeçarit të kaluar, në dhomën e ndenjës ka edhe një bar shtëpie, një televizor dhe sigurisht një videolojë. Luca i kalon disa minuta me të duke qëndruar në parket me sytë në ekranin e televizorit. Babai Peter është i lodhur, sepse është dashur të zgjohet herët. Ai, sikurse 90 përqind e burrave zviceranë, punon me orar të plotë. Me punën e tij në zyrë, bashkë me rrogën e bashkëshortes, familja ka të ardhura mujore prej 6’900 frangave. Maria punon me orar të pjesshëm si mësuese. Duke qenë kështu, ata kanë ritëm të ndryshëm ditor.

Petër drekën e ha në kantinë. Ai prefeon shnitcel me pom-frit, kordon blë ose shpageti boloneze. Kurse Maria gatuan në shtëpi, dhe për specialitetet e saj afrymëzohet nga interneti. Përpara ajo interesohej më shumë për lloje të ndryshme të picave, kohët e fundit e ka ndryshuar dhe provon diçka më të kohës, si Quinoa – një specialitet farërash me shumë proteina -, supë kungulli dhe Tiramisu. Aty këtu Peter dhe Maria kanë vënë edhe pak dhjam. Ata nuk janë të trashë: Peter është 1,75 m i lartë dhe peshon 75,6 kg; kurse Maria është 1,64 m dhe ka 66,5 kg. Për t’i ruajtur këto përmasa, ata bëjnë një herë në javë sport. Çifti i preferon shëtitjet në male ose daljet me bicikletë.

Luca dhe Laura janë krenaria çiftit Müller. Vajza një ditë do të ndjekë një shkollim për një punë në zyrë. Nëse i dalin notat për në gjimnaz, ajo dëshiron të vazhdojë një arsim për mësues apo të studiojë shkencat humane dhe sociale. Kurse djali dëshiron të kryejë një zanat teknik, eventualisht edhe të studiojë diçka në këtë drejtim. Gjasat për të ndejkur universitetin fëmijët i kanë më të mëdha se sa kushërinjtë e tyre më të vjetër. Ata që kryen shkollën para 2009-tës, kryesisht vazhdonin një zanat. Ndërkohë në Zvicër ka më shumë të rinj që ndjekin studimet se sa një zanat.

Hobit e familjes Müller nuk janë diçka e jashtëzakonshme. Ata janë krejt të zakoshëm si profil qytetari. Peter dhe Maria i vizitojnë me kënaqësi shokët dhe familjarët, lexojnë ose dalin në shëtitje. Tre herë në vit udhëtojnë dikund. Ata marrin edhe katër deri shtatë ditë të lira nga puna. Me kënaqësi këtë kohë e kalojnë edhe në Zvicër. Nganjëherë i vizitojnë vendet fqinje – Gjermaninë, Francën, Italinë.

Dhe dikur vjen koha për në krevat. Përderisa Laura dhe Luca flejnë në paqë, Peter dhe Maria sikur nuk po e gjejnë frymëzimin… Në një anketim ata kanë deklaruar se kanë 103 herë në vit seks. Edhe sikur ta kishin thënë të vërtetën, statistikisht është shumë e mundur që sonte të mos ndodhë gjë. ks