Një projekt zvicerano-shqiptar me agjendë të ngjeshur

[Best_Wordpress_Gallery id=“138″ gal_title=“Rrjeti“]

Një rrjet specialistësh të fushave të ndryshme nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e njohin shkollën zvicerane në teori dhe praktikë. Agjendë zvicerane me punë të diciplinuar dhe një ekskursion magjik.

Teksti dhe fotot Kujtim SHABANI

Gjashtë veta nga Kosova, katër nga Shqipëria, katër nga Maqedonia dhe mbi njëzet nga Zvicra janë sistemuar në një sallë të Shkollës së Lartë Pedagogjike në Cyrih. Një pjesë e mirë e këtyre të fundit – emigrantë shqiptarë. Ata për një ditë të tërë duhet të diskutojnë dhe shkëmbejnë mbi – hiq më pak – se orientimin midis kulturës së parë, të dytës dhe asaj të ndërmjeme, si dhe mbi edukimin demokratik. Është rrjeti me të njëjtin emër: «Kultura e parë, e dytë dhe interkultura: Për dinamikën e rritjes brenda dhe midis normave e sistemeve të ndryshme të referimit».

Mysafirë dhe nikoqirë

Janë specialistë të fushave të ndryshme, të cilët jo për një ditë, por prej dy vitesh po përpiqen të konsolidojnë, siç thuhet në përshkrimin e projektit të Rrjetit, një «platformë për shkëmbimin shkencor, për dialogun ndërkombëtar dhe për kontakte autentike me persona dhe institucione të përfshira në tematikën e rrjetit». Nëpër tryeza në Kosovë, Maqedoni, Shqipëri. Kësaj radhe nikoqire është Zvicra.

Në fakt, Zvicra është në një farë mënyre edhe aksionere edhe e takimeve në vendet nga vjen emigracioni shqiptar me specialistët e temës së Rrjetit. Projektin e financon Sekretariati Shtetëror Zviceran për Arsim, Hulumtim dhe Inovacion. Përfaqësuesi i saj, Benedikt Hauser, e përshëndeti i pari forumin. Në respekt të një pjese të madhe të panelistëve – në shqip. I dyti të pranishmët me fjalën e tij i nderoi nikoqiri i shtëpisë ku u zhvillua takimi, rektori i Shkollës së Lartë Pedagogjike – Walter Bircher. Ai specialistët e Rrjetit i krahasoi me nyjet që lidhin fijet e një rrjeti sintetik… Bartës i projektit të Rrjetit është Qendra për Projekte Ndërkombëtare në Fushën e Edukimit në Shkollën e Lartë Pedagogjike në Cyrih, «e cila ka përvojë dhe dije shumëvjeçare në fushën e edukimit për demokraci, si dhe kontakte të ngushta me Kosovën, Shqipërinë dhe Maqedoninë», thuhet në përshkrimin e projektit.

Njohje e vjetër

Drejtuesi i Rrjetit është profesor Basil Schader, docent në Shkollën e Lartë Pedagogjike në Cyrih. Ai është i njohur jo vetëm në komunitetin shqiptar në Zvicër, por edhe atë në viset nga vjen ky komunitet. Sidomos në rrethet akademike. Dr. Dr. Basil Schader ka studiuar për gjermanistikë, pedagogji dhe kritikë letrare në Universitetin e Cyrihut, ku edhe ka promovuar. Doktoraturën e dytë profesor Schader e ka fituar në fushën e albanologjisë gjatë studimeve në Universitetin e Tiranës në vitet 1999-2005. Profesori është autor i një sërë tekstesh nga fusha e pedagogjisë dhe gjuhësisë. Ai është përkthyes i disa veprave të letërsisë shqiptare në gjermanisht. Basil Schader angazhohet vazhdimisht në projekte që e nxisin mësimin plotësues në gjuhën shqipe dhe për integrimin e tij në sistemin shkollor zviceran. Schader ka punuar në hartimin e teksteve për mësimin plotësues të shqipes në Zvicër dhe siguron që komuniteti i emigrantëve shqiptarë është më së miri i furnizuar me tekste mësimore nga të gjitha bashkësitë e tjera të emigrantëve në Zvicër.

Lista e problemeve shkencore me të cilat është marrë Profesor Basil Schader është e gjatë. Teza e tij qëndrore, për kontekstin e temave të Rrjetit, është ajo se njohjet e gjuhës së vendit janë të lidhura ngushtë me suksesin në shkollë dhe se kush e zotëron më mirë gjuhën e nënës ka perspektivë më të mirë të mësojë një gjuhë të dytë. Domethënë: Kush e ndjek mësimin plotësues në shqip, është më i suksesshëm edhe në shkollën zvicerane.

Me diciplinë dhe produktivitet

Profesor Schader ka një agjendë të qartë. 16 pika, as më shumë e as më pak, kishte programi i tij për të premten e 8 majit 2015. Përshëndetjet, shqyrtim i programit, vlerësim i vizitave të shkollave shqipe në Zvicër një ditë më parë, diskutime në grupe pune, referime, kumtesa, pyetje-përgjigje, debat, pauza, dreka, prezentime… Ligjërime në shqip – ligërime në gjermanisht. Përkthim simultan. Një sallë e furnizuar me të gjitha me merakun më të madh. Gjithçka e kronometruar, pa kompromis. Përfaqësuesi i Ministrisë së Diasporës së Kosovës, Kushtrim Sheremeti mundi të negocionte, megjithatë, një minutë e gjysmë më shumë; ai fitoi privilegjin t’u drejtohet të pranishmëve për katër minuta. Zviceranë dhe shqiptarë në të njëjtën tempo, nuk e has gjithmonë.

Në mënyrë eksplicite forumi i së premtes u shërben qëllimeve të Rrjetit të formuluara në përshkrimin e projektit: shkëmbimit tematik të përvojave, teorive, koncepteve dhe ideve si dhe përkrahjes së dialogut shkencor midis ekspertëve të edukimit për demokraci, pedagogji – nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia; zhvillimit të bashkëpunimit mes ekspertëve zviceranë dhe shqiptarë; përmirësimit të bashkëpunimit midis institucioneve dhe eks­pertëve shqiptarë nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia; thellimit të njohurive të bazuara shkencërisht me temën «dinamika e të rriturit brenda dhe midis normave e sistemeve të ndryshme të referimit»; njohjes me shkollat e mësimit shqip dhe kontaktet me institucionet arsimore; përfitimit të modeleve për projekte pasardhëse në lidhje me diaspora të tjera etj.

«Në këtë seminar kam përshtypjen se ndodhën dy të tillë paralelelisht: Një me program zyrtar të pasur dhe një tjetër ku pasurohen shkëmbimet mes personave nga Zvicra, Kosova, Maqedonia dhe Shqipëria», shprehet Driton Kajtazi, mësimdhënës në një lice në Yverdon dhe drejtor i Institutit Zviceran për Studime Shqiptare. «Edhe këto u japin një qasje tjetër komunikimeve dhe shkëmbimeve të ideve», shton ai. Profesor Basil Schader vet është i prerë: «Jam shumë i kënaqur me punën e takimit!»

Punën e zellshme e shpërblen një prehje e lezetshme. Puna – punë, kënaqësia – kënaqësi! Për pjesëtarët e Rrjetit nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia, profesor Schader ka organizuar një kafe në një shëtitje me anije në Liqenin e Cyrihut. Pamje pitoreske! Në horizont, në njërën anë shihen vila luksoze të elitës, në anën tjetër – shtëpi simpatike qytetarësh në mirëqenie, të cilët e ndajnë të njëjtin ujë… dhe të njëjtat shanse. Karar i jep darka në një kthinë të një prej rrugëve më ekskluzive në botë: Bahnhofstrasse.[Best_Wordpress_Gallery id=“138″ gal_title=“Rrjeti“]

Punën e zellshme e shpërblen një prehje e lezetshme. Puna – punë, kënaqësia – kënaqësi! Për pjesëtarët e Rrjetit nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia, profesor Schader ka organizuar një kafe në një shëtitje me anije në Liqenin e Cyrihut. Pamje pitoreske! Në horizont, në njërën anë shihen vila luksoze të elitës, në anën tjetër – shtëpi simpatike qytetarësh në mirëqenie, të cilët e ndajnë të njëjtin ujë… dhe të njëjtat shanse. Karar i jep darka në një kthinë të një prej rrugëve më ekskluzive në botë: Bahnhofstrasse.