«Një njeri i shenjtë»

Me rastin e vdekjes së Rupert Neudeckut kanë reaguar shumë politikanë gjermanë. Presidenti Joachim Gauck ka thënë se shembulli i Neudeckut tregon se çfarë mund të bëjë një individ për të mirën e njerëzimit.




Me rastin e vdekjes së humanistit të madh gjerman Rupert Neudeck televizioni WDR ka ndryshuar skemën programore dhe të martën në oren 23:25 do të shfaq filmin dokumentar «Misioni: të shpëtosh njerëz. Rupert Neudeck dhe Cap Anamur». Pas lajmit se Neudeck është ndarë nga jeta në moshën 77-vjeçare aktivitetet e tij humanitare i kanë vlerësuar shumë politikanë gjermanë. Ish-kryetari i Parlamentit gjerman Wolfgang Thierse deklaroi: «Ai ishte njeri radikal – radikal në angazhimin për të të tjerët dhe i pakompromis edhe ndaj vetvetes, shëndetit të tij, familjes, e cila vërtet e ka përkrahur. Një njeri radikal, jeta e të cilit ishte një jetë për të tjerët, jetë për humanizmin, për njerëzit në rrezik».

Kryetari i Gjermanisë Joachim Gauck deklaroi se Neudeck është angazhuar përherë me zemër për ata që kishin nevojë për ndihmë. «Ai ka parë dhe ka vepruar – një jetë të tërë». Puna e tij, shtoi Gauck, është shembull që tregon se çfarë mund të bëjë një individ për të mirën e njerëzimit. «Ai gjithmonë do të jetë një shembull për neve», tha Gauck. Kancelarja Angela Merkel e quajti Neudeckun aktivist të respektuar në mbarë botën, i cili luftoi për të drejtat e njeriut dhe për humanizëm. Sias saj ai nuk u pajtua kurrë me padrejtësitë dhe e shihte si detyrë të tij të përballet me mjerimin.

Miku i Neudeckut dhe shkrimtari Günter Wallraff nënvizoi: «Ai ishte njeri i shenjtë i ditëve tona. Te Rupert Neudecku fjala dhe vepra ishin njësi. Për të s’ka zëvendësim». (-lli)