Një ndër kantierët më të mëdha të Zvicrës

Në Aeroportin e Cyrihut ka filluar ndërtimi i qendrës komerciale «The Circle». Etapa e parë e projektit duhet të përfundojë në vitin 2018.

Pas shtatë vite përgaditje, të martën kanë filluar zyrtarisht punimet për qendrën e re multifunksionale «The Circle» në Aeroportin e Cyrihut. Në një distancë që mund të kalohet në këmbë nga terminalet do të ngrihet një qendër biznesi dhe rekreacioni, ka njoftuar Aeroporti.

Blloqet e para të qendrës do të shfaqen në vitin 2016. Etapa e parë e punimeve, sipas parashikimeve, do të përfundojë në vitin 2018 – e dyta në 2019-tën. Sipërfaqja e shfrytëzueshme e qendrës shkon në 161’500 metra katrorë.

Areali i ndërtimit do të jetë njëri ndër më të mëdhenjtë në Zvicër, raporton ditorja Tagesanzeiger, duke u thirrur në Agjensinë Zvicerane të lajmeve – sda. Megjithatë, gjatë kohës së punimeve nuk do të ketë kufizime për shfrytëzuesit e aeroportit, ose vetëm përkohësisht, thuhet në raportimet nga Aeroporti.

Qendrën do ta plotësojnë, ndër të tjera, dy hotele, një qendër medicinale e Spitalit Universitar të Cyrihut, dyqane, restorane dhe ofertues të tjerë nga fusha e artit, kulturës, zbavitjes…

Shuma e investimit shkon në një miliard franga. Aeroporti i Cyrihut dhe Swiss Live përbëjnë bartësit e këtij projekti; aeroporti do të përfaqësohet me 51 për qind, ndërsa Swiss Life me 49 për qind. / ks

Foto: Kujtim SHABANI